Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

February 2018
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728    
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 LIRIZMI PATRIOTIK I POETËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: LIRIZMI PATRIOTIK I POETËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS   Tue Jan 10, 2012 4:20 am

LIRIZMI PATRIOTIK I POETËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS

nga BILALL MALIQI



Lugina e Preshevës (Kosova Lindore), në të cilën gravitojnë tri komuna të ndara padrejtësisht nga Kosova përkatësisht nga Shqipëria: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të cilat qytete deri në vitin1999 ishin në shënjestër të cenzurës shtetërore që e aplikonte atëbotë ekzekutivi i shtetit serb sidomos në shkrime të poetëve numri i të cilëve nuk ishte edhe i vogël, por punimet e atyre u kontrollonin nga resorët përkatës dhe çka gjenin në vargjet e tyre diça nga lirika patriotike vinte edhe deri te denimi i tyre.

Zanafilla e poezisë

Në Preshevë poezia e parë lirike është shkruar në vitin 1939 nga Ali Aliu- Kelmendi dhe titullohet /Larg duart/. Kjo ishte edhe zanafilla krijuese në Luginë, e që me vargjet e kësaj poezie shpreh mesazh të qartë kundër pushtuesve të tokave tona të cilët nuk ishin të paktë. Paknaqësia që e shoqëroi atëbotë poetin ishte e arsyeshme sepse në mënyrë të qartë shprehu mllefin e tij dhe kundërshtimin që kishte kundër këtyre pushtuesve, sepse dihet se përveq të drejtave që u ishin cenuar etnikumit shqiptar edhe te ne në këto tri komuna ishte prezente e gjithë ajo dhunë psiqike dhe padrejtësi nga më të ndryshme…
Me kalimin e kohës dolën edhe pena të reja të cilat poashtu nuk u pajtuan kurrë me këtë politikë shfrenuese të Serbisë, por ata me anë të shkrimeve poetike i qitën në pah sidomos në lirikën patriotike të gjithë atë mllef që kishin përmes vargjeve nëpër poezitë e tyre. Vlen të theksohet se viti 1974 kurorëzoi komunën e Preshevës me një Klub Letrar e që u emrua si “Feniks” dhe ky klub u themelua nga disa krijues që tani kanë bërë emër në krijimtaritë e tyre letrare si: Demir Behluli, Qerim Arifi ( i ndjerë), Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Gani Misini, Sadete Emërllahu- Presheva dhe Xhemaludin Rexhepi.
Këtu filloi edhe publikisht të dalin krijues të cilët asnjëherë nuk u pajtuan me regjimin e atëhershëm, porse me anë të vargjeve poetike të lirikës patriotike me shkrime gjysëm hermetike apo edhe hermatike dhe gjithnjë me mesazh të qartë drejtuar të gjithë atyre të cilët në popull ndjellnin urrejtje, dhunë, pasiguri dhe cenzurë në shkrime.

“Feniksi” s’u shua kurrë…

Pavarësisht dhunës psiqike që u ushtronte atëkohë sidomos te shtresa e krijuesve, me gjithë përpjekjet që t’ia ndalin hovin Klubit të vetëm Letrar “Feniks”, me gjithë përpjekjet që t’ua ndalonin fjalën e lirë nëpër orë letrare, në manifestime të ndryshme poetike dhe shënimit të ndonjë date me rëndësi jetike për kombin tonë, nuk arritën dot t’ia ndalin hovin poetëve, ata ishin dhe mbetën simbol qëndrese me anë të shkrimeve të tyre. Nëpër këtë Klub kaluan emra të ndryshëm krijuesish të cilët lanë gjurmë të pashlyeshme në kulturën letrare të këtij nënqielli që flet shqip si: Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Demir Behluli, Ramadan Rexhepi, Gani Misini, Mirko Gashi, Qerim Arifi, Fehime Selimi, Xhemë Karadaku, Avni Halimi, Shkëlzen Halimi, Ferid Selimi, Nerimane Kamberi, Adnan Mehmeti, Veli Veliu etj., dhe tani edhe të gjeneratës së re të cilët me përkushtim dhe me vendosmëri përcjellin sukseset e Klubit e që janë: Nehat Ramizi, Arsim Halili, Demush Berisha, Mejdi Shabani, Ismet Bajrami, Halim Hasani, Rexhep Abazi etj. Pra këta e kanë trashëguar kulturën letrare nga paraardhësit e tyre të cilët edhe përkundër stuhive të ndryshme nuk e ndalën punën krijuese porse me anë të shkrimeve dhanë mesazh dhe porosi të qartë se ne e duam vendin, atdheun, por gjithnjë me një kulturë të lartë sa i përket shprehjeve poetike nëpër vargjet e tyre…

Lirika poetike e Luginës

Prej poezisë së parë të shkruar nga Ali Aliu- Kelmendi filloi të humb droja, edhe pse ishte mjaft rrezik të shkruhej poezi me përmbajtje patriotike dhe atdhetare, por sidoqoftë u thye pak frika edhe pse poezia në fjalë ishte gati e drejtpërdrejtë dhe lexuesit shumë lehtë e kuptonin mesazhin poetik të asaj poezie si p.sh:

“Ju gjaksorë t’pansllav-carit,
Dhe jut’Bizmark prapçit,
Dhe ju t’lord –britnit
Edhe ju t’Versajit
Larg duart prej vatanit
Shipeve t’Ballkanit”
(Poezia “Larg duart)
(Ali Aliu-Kelmendi)

Pra këtu shihet qartë kërkesa e autorit që t’i lënë të qeta trojet e Arbërit, dhe ju drejtohet pushtuesve të shumtë e të ndryshëm për këto kërkesa të natyrshme. Pra ata që me politikë atëbotë nuk guxonin t’i kërkonin të drejtat e tyre, poeti me anë të penës e kërkoi lirinë e tokave arbërore në njërën anë dhe lirinë e shprehjes së lirë në anën tjetër.
Gjenaratat e tjera në vazhdim me anë të vargjeve filluan blebëzimet e tyre të para sa i përket lirikës patriotike sepse ekzistonte ende droja për dënime të ashpra që i shqiptonte atëkohë shteti. Për ta prezantuar mllefin, ofshamën dhe psherëtimën për padrejtësitë që iu bëheshin bashkëkombasve të tyre, poetët si : Mexhid Mehmeti, Jonuz Fetahaj, Sadete Emërllahu-Presheva, e cila është edhe krijuesja e parë shqiptare në trojet shqiptare të ish- Jugosllavisë etj, filluan që vargjet e tyre sa i përket lirikës patriotike t’i shkruani në mënyrë alegorike, gjysëm hermetike dhe hermetike me qëllim që mos t’ua zbulojnë edhe aq leht mesazhin e tyre nëpër poezi.




Simbolet dhe figuracioni

Në vargjet poetike të poetëve të laretëcekur të cilët u mor vesh që filluan të shkruajnë poezi alegorike me simbole dhe figura metaforike me qëllim që ta thonin brengën e tyre që kishin për atdheun e tyre të nëpërkëmbur , për t’i ikur syrit të kritikës dhe keqtrajtimeve, atëherë ata filluan të zbulonin figurat e tyre personale të cilat i futnin aty ku e kishin vendin ndër vargje poetike.
Ndër figura që përmendin dhe i futnin nëpër poezitë e tyre ishin:/ Korbi/, /Korbziu/,/ Erëzeza/, / Zezëreja/, / Bisha /. /Zezënata/, / Ujq/ etj., etj., ku me këto figura të lartëpërmendura shprehnin revoltën dhe sarkazmën për të zezat që iu bënin popullatës së atyre anëve me një anë dhe thirrjen për kushtrim në anën tjetër:P.sh.

“Trimat kur zgjohen
Vrasin e vrasin ujq”
Ose
“O gjithçka do të duroj
Vetëm qiellin
Mos ma ndani në katror
O gjithë jeta
Të qoftë falë Preshevë”
(Përtej harrimit)

(Mexhid Mehmeti)

Përveq kësaj lirika patriotike bëri banim edhe te disa poetë të tjerë të cilët në diskursin e tyre poetik me poezi të qëndrueshme dhe artistike i dhanë krah këtij motivi që ishte aktual atëherë, por për fat të keq edhe tani ekziston po ai fat i këtij nënqielli shqiptar, por vetëm tani ka një “lehtësim” sepse cenzura tani njëherë është mbyllur për ta hapur ata kur të donë dhe si të donë.P.sh.:

“Gropë e thellësi grope
Dy mijë vjet pash në tokë
Aromë dheu
Dardani e Kosovë”
(Vezë e qyqes)

(Jonuz Fetahaj)

Përmes vargjeve poetike poetët e kësaj ane protestuan ashpër kundër shtypjes dhe padrejtësive andaj kjo shihet qartë edhe përmes këtyre vargjeve poetike:

“Nuk hesht edhe nëse ndokush
M’i vë prangat në duar”
(Kërkoj kohë të qetë)
(Sadete Emërllahu-Presheva)


Lirika patriotike u manifestua bukur shumë edhe në poezi përkushtimore, kushtuar heronjve të kombit, martirëve dhe të gjjithë atyre që kontribouan dhe dhanë jetën për mirëqenien dhe lirinë e popullit tonë.
Siç e ceka më lartë lirika patriotike ende vazhdon të shkruhet në Luginën e Preshevës dhe si e tillë kultivohet sepse poeti e ndien dhe drejtpërdrejtë ballafaqohet me përditshmëritë të cilat janë evidente në këto tri komunat e ndara nga Kosova përkatësisht nga Shqipëria dhe janë të populluara me shqiptar…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
LIRIZMI PATRIOTIK I POETËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çdo gjë që ka të bëj me Luginën e Preshevë
» Musa Jupolli:Poetës!...dhe Pranvera Gjoni- t !
» Agron Shele:Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve“PEGASI”ALBANIA
» Ju prezentojmë poet të ri-Cikël poetik nga Agim Gashi-Poeti
» Lidhja Ndërkombëtare e Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve- “PEGASI” ALBANIA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: