Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Jozefina Traboini, perandore e shpirtërave progresive të gruas intelektuale shqiptare!

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! Empty
MesazhTitulli: Jozefina Traboini, perandore e shpirtërave progresive të gruas intelektuale shqiptare!   Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! EmptySun Feb 19, 2012 9:30 am


Jozefina  Traboini,  perandore  e  shpirtërave  progresive  të  gruas intelektuale  shqiptare! Jozefi11
Jozefina Traboini

Vëllimi poetik “Perandoria e shpirtit” i autores Jozefina Traboini, vjen si prelud i dashurisë së shenjtë për familjen, për të afërmit e saj që u martirizuan në emër të së drejtës hyjnore dhe lirisë, për vendlindjen e saj Shkodrën, që ngrihet legjendash Rozafati dhe prehet liqenit kthjelltësi, për zotin e tokës dhe qiellit që fal amshimin, për shpirtin dhe dlirësinë e gruas, për fjalën dhe besën, për natyrën e bukur dhe vetë qënësinë njeri. Eshtë një vëllim sa befasus por dhe kaq intrigues, i cili përbrenda thjeshtësisë dhe forcës së vargut ngrihet dhe të rrëmben me vete.Që në fillim nis me bazën e qënësisë tonë, familjen, nënën, motrën, bashkëshortin, fëmijët dhe përbrenda konceptit dhe botkuptimit Finian jepet tabloja e qartë dhe stenca e përkushtimit, ndjenjësisë dhe sinqeritetit. Këndvështrimi i kësaj vepre edhe pse përbrenda dy pjesëve ( familje+natyrë, Kunorë dashnie+ Falem), ndan të njëjtin bosht poetik, mbart të njëjtin afinitet, të njëjtën pëkujdesje, të njëjtin vlerësim dhe respekt, harmoni që vjen natyrshëm nga dritësia dhe shpirtdlirësia e autores. Eshtë domethënëse që analitikën e kësaj prurjeje ta bazojmë tek mesazhi dhe figuracioni përdorur, tek ideja themelore dhe fuqia shprehëse, tek forma dhe përmabajtja, tek ideimi dhe botëkuptimi, tek perfomanca e prurjes dhe hapësira e krijuar.

“Dy rreshta po ti shkruaj, për të kujtu se ti gjithmonë do të mbetesh në veprën dhe domethënien e kësaj fjale Hyjnore”

Që në fillim ndeshemi me dedikimin ndaj “Nënës”, simbolizueses së krijimit dhe përkujdesjes, shëmbëlltyrës së dashurisë dhe mirësisë, e cila ngrihet deri në hyjni. Sigurisht që fjala “dy rreshta” ka kuptim figurativ, se përbrenda tyre mbartet një det i tërë malli dhe dhimbjeje, një mal i madh kujtimesh dhe nostalgjish, një botë e tërë përjetimesh dhe emocionesh, të cilat e ngrejnë këtë figurë deri në madhështi. Nuk ka si të ndodhi ndryshe me modelin finian, pasi gjurmët e egzistencës dhe përtëritjes ndajnë të njëjtin kuptim, të njëjtin ndjesi, të njëjtën vlerësim. Mundësueses së hapjes së kthinës jetësore, për tu endur, për tu përballur, për të mundur ,për të ecur, për të kuptuar, për të jetuar dhe për të vazhduar, shpreh më së miri setencën e vetë qënësisë tonë. Afeksioni shpirtëror mbetet dhe anançon gati gjithë pjesën e parë të vëllimit poetik, ku nëpërmjet figurave të tjera qëndore dhe solide si: bashkëshorti, fëmijët, motra, vëllai, etj, plotësojnë më së miri tablon jetësore të një realiteti të vërtetë familjar. Sigurisht që kjo lidhje është e natyrshme, por ndërthurja dhe vendosja e elmentëve plotësues si: ajo hyjnore, shpirtërore , tejçuese dhe inspiruese, e bëjnë të veçantë dhe domethënës këtë detratim jetik.E gjithë kjo prurje vjen me thjeshtësi dhe shumë dashuri, me trazimet e shpirtit dhe fisnikëri, me vitalitetin e gruas dhe krenari.

“Falem” - Lule! Rruzulli pa ty do ishte i shëmtuar “

Autorja falet! Lutet!...natyrshëm për lulet, për simbolikën e dashurisë, paqes, pastërtisë, dlirësisë,delikatesës dhe brishtësinë, për muzën poetike që flalën më të parë e mat me të, për aromën dhe hijeshinë, për gjithçka që e rrethon dhe mistizon këtë çmenduri bukurie.
Dhe mes kësaj lutjeje pafund përshkon dhe drithëron gjithë tharmi poetik, i cili sigmatizohet para një simfonie, humbet mijëra kujtimesh Shkodrës vegjëlie,apo përmallet dhimshëm liqenit dallgëzimesh.

“Me notat e tua Bet'hoven
do melodioja me gjithë botën
me tingujt e tu, qaj gjithë kohët”

Partitura që kohëzojnë një shpirt të tërë, partitura që përcjellin çaste trazimi, trishtojnë dhe shpërthejnë diejsh pasionesh, partitura që zhytin melankolish dhe ringrejnë mijëra refleksionesh.Ky fleksibilitet me koherencë përtej subjiktivitetit koshiencë shkon gjer në çastin sublim, çast që kërkon të luhet me të njëjtin tingull, me të njëjtën melodi, me të njëjtin ritual.

“O kalaja jeme shkodrane!
Sa shumë shpirtin ma shtrëngon
Kur shof që vij nga larg,
nuk b'zaj, veç nga malli meditoj”

Shkodra dhe Rozafa, djepi i qytetërimit shqiptar dhe legjenda e murosjes, kryqëzimi kulturës romane me atë tradicionale, vijnë për çdo herë tek autorja me tjetër mall, tjetër kujtim, tjetër sëmbim në shpirt dhe tjetër dhimbje.Aty fshihet vegjëlia, thirrja e nënës dhe përkëdhelia e gjyshërve, melodia e jareve të famshme dhe gjithë fëmijëria.

“Ujë, ujë që shtrihesh nëpër dallgë
Rrethuar me male që flasin historinë
Thellë, thellë, në fundin tënd! “

Para syve shtrihet madhërishëm i kaltri liqen, trazim valësh dhe mendimesh, turfullim dallgësh dhe ndjenjash. Ai perifrazon pareshtur atë të shkuar heshtje, që fsheh bëmat dhe luftërat e heronjve, përpjekjet e martirëve të mbetur përfund ujit thellë, lotët e humbur shkumëzim hidhërimesh dhe së fundi regëtima të pafundme pulëbardhash dhe njerëz të ekzaltuar gjer në adhurim.
Autorja është percepetuse dhe përçuse idesh, detajon vëmendshëm por edhe apelon, për atë terror të çmendur që përjetoi nga diktatura një komb i tërë. Masakrimi i së afërmëve të saj ishtë më shumë se tragjedi, shkaktoi një kalvar të gjatë dhimbjesh, por e sjellur nëpërmjet vargjeve, Fini kërkon të japë tjetër mesazh, tjetër dimeson, vetëm e vetëm që kjo e keqe e madhe të mos përsëritet më. Jashtë vëmendjes së autores nuk mun të qëndroje as fenomeni gjakmarrjes, i cili ka shkaktuar kaq shumë gjak, vëllavrasje dhe dhimbje. Ajo lutet si shenjtore që ky mallkim i endur ndër nesh të mbyllet, paqja dhe mirësia të begatojë shpirtrat njerëzorë dhe falja e madhe të ndalë këtë gjëmë të zezë.

Ky ishte një vështrim i shkurtër rreth vëllimit poetik “Perandoria e shpirtit”, i cili nis si një dedikim, por me thjeshtësinë dhe madhështinë e fjalës, me bukurinë dhe dashurinë njerëzore, befason dhe impresionon, të bën të ndjesh dhe kuptosh universalitetin e mendimit progresiv të gruas intelektuale shqiptare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Jozefina Traboini, perandore e shpirtërave progresive të gruas intelektuale shqiptare!
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jozefina Traboini, prelud vlerash , vizion i hapur dhe modalitet i ri për të sotmen dhe të nesërmen e koherencës intelektuale panevropiane
» Sequester X ( SEKUESTRO X ) : Poems by Ceri Naz (Poezi nga Ceri Naz) / Transtare into albanian by K.P Traboini ( Përkthyer në shqip nga Kolec . P Traboini )
» Peter Tase, figura polihedrike që Ndërlidh dhe përafron Kulturën Shqiptare me atë Amerikane.
» Poezi nga KOLEC TRABOINI
» Poezi nga Kolec P. Traboini

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: