Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Xhemal Gora

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Xhemal Gora   Sat Jan 16, 2016 1:20 pm



Poezi nga Xhemal Gora




DASHURITË E HUMBURA


Netëve, kur përkunden orë fatesh
premtime besnikërish përplasen humnerave,
heshtja, ngjit kohë thyer harresash,
e kristalit të lotit më sjell pritjet e tua,
kur me buzëqeshje t’a shëroja brengën.

Kur vjen në kohën tonë,
kudoqofsh largësia s’ka vlerë.
Unazat e besnikërisë
në mos u thefshin rrugicave të verbëra,
i presin furtunat e cmirës, hipokrizisë,
tërmete intrigash, mjerimi…
Që në jetët tona përtypin pjesë fatesh

Vetëm malli mbetet,
besniku, deri në vdekje,
më i pastër së ari,
qetë – qetë vjen, pa e trëmbur heshtjen,
nga male, dete, kontinente…
duke të mbajtur mbi shpinë…

Brigjeve të syve të nxjerr nga vetja,
por të sjell dhe nga larg…
Mjafton të shoh një yll që i ngjan syrit tënd
dhe ai në çast nga qiejt të zbret.
Një trëndafil t’më kujtojë bukurinë,
e malli petaleve të tij të krijon.
Kur të shoh në dallgë sysh flakëron zjarr…
Vështrimi hirin e dhimbjes
përtej pamjes tëndë e hedh
larg… në horizont…

Zemra të mban në vena,
në shtrat pulsi të jesh ngrohtë.
Kur vjen koha të shtegtosh,
përmes prushit të shpirtit,
vesës së syve të përcjell përsëri…
e ti ikën nëpër ag dhimbjeje,
në mes psherëtimave ,
qiejve,
pas diellit të perënduar…
Ku përzhiten të gjitha dashuritë e humbura…

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Xhemal Gora
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"
» Poezi nga Tonin NIKOLLI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: