Poezi nga Sadbere Gagica SpahijaME DHIMBJENS’dua të takohem kurrë
Në asnjë varg e fjalë
Jam lodhur nga pritja
Buzëmjati frymëzimi im
Do vij me buzëqeshjen
Rëndë hapërova mërgimeve
Mëngjesit thurja çdo ditë portretin
Vendi im kryqëzuar i ke udhët
Dikush jeton me dy ëndrra
Unë ëndrrat i kam harruar moti
Ndoshta do të zgjohem kur të shoh
Dielli im sybukuroshi flakëruar stinësh
Me dhimbjen s’dua të takohem kurrë!
SYTËMashtrojnë edhe engjëj
Nata nuk vjen çdo herë
Si hyjneshë nëpër fjalë
Udhët janë përplot të panjohura
Shpirti do tinguj melodie
Mbi kitarë malli
Sa herë matem në peshore stine
Shndërrohem në lule pranvere
Nuk e di kush do t'i puthë
Këto petale buzësh si trëndafil
Më ndjej nëse s'isha Unë
Ajo këngëtarja që digjesha për një varg dashurie
Koha paska shumë sy!
TË KËRKOJ!Te ura e vjetër
Në legjendën e thurur,
Uratën e gruas...
Mbledh ëndrrat e mia
Mbështetur në atë gurë thepisur!!!
Dëgjoj melodinë e dhembshur
Fyell të një bariu
Udhëve të mërgimit
Bashkë me heshtjen
Kërkoj!!!
Skajeve të jetës.
Hieroglifësh, kalldrëme të boshatisura,
Ku je fshehur sonte fati im!?
Në cilat dallgë lundron varka ime
Ku? Era flokët mi dredhë
Si ëndrrat e shekujve un të kërkoj!
Liria ime bregut të vetmisë
Bonjake e shekullit që ma s’duroj!!!
Larë me gjak Dëshmorësh, të kërkoj!