Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
October 2017
MonTueWedThuFriSatSun
      1
2345678
9101112131415
16171819202122
23242526272829
3031     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Xhavit Gasa

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Xhavit Gasa   Sat Jan 16, 2016 10:06 am




Poezi nga Xhavit Gasa




HISTORI LISI


Kur ka lind lisi askush se mban mend,
përveç tokës që e mban dhe ushqen,
që të dini gjithçka për historinë e lisit,
duhet pyetur toka që e lindi dhe e rriti..

Pyeta unë një ditë timen tokën nanë,
të gjithë kemi hise mbi tokën dhe diellin,
të lutem toka ime pse lisi ka shumë plagë,
rrënjën tek ti, shpërnda copë copë degët.

Eh,mor bir i im i dashur më tha toka nanë,
i lindur heret lisi ndër të parët mbi tokë,
më i bukuri ndër lisat më shtatlartë,
nga zilia filluan ti rrëbenin nga një copë.

Një ditë tha toka këtu mbollën një ferrë,
më mashtruan është bimë magjike thanë,
shpejt u rrit lisit u kacavjerr nëper degë,
akoma degëve t'lisit kacavirret ferra plakë.

Mundohen lisit t'ja thajne lisit trup e degë,
rrënjët në zemër të nanës shkojnë thellë..




GARË



Garë,
me fjalë,
me premtime,
me zhgënjime,
me brryla,
me pyka,
gjithandej,
të vegjël,
të mëdhej....

Sikur
të garonin,
të gjithë,
vetëm,
për mirë!!!!!!





MJEGULLNAJA

(ish sigurimsat)



Hisen që na takonte nga drita e diellit
s'ja lëshuam kurrë mjegullës hijezezë,
dritën diellit që ndriçon e ngroh njerzit,
si bujku tokën ne e mbollëm në zemër...

Syri ynë i s'u mashtrua nga diejt e rremë,
se ata nuk ishin diej por mjegullnajë,
që kujtonin se mbulonin diellin e vertetë,
fshiheshin dritës së tij si dhelpra e çakallë.

Kur mjegullnaja hijezezë kjo rrobë u gris,
netëve ferrave e skutave për diejt e rremë,
verbuar nga dielli i vërtetë mbetur lakuriq,
rrugëve don t'kafshojë por s'ka dhëmbë..


_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Xhavit Gasa
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Sabit Rrustemi sjell dy poezi të poetit të ndjerë Rexhep Elmazit
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: