Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës Empty
MesazhTitulli: Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës   Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës EmptySun Feb 05, 2012 3:39 am

RRUGETIM PROFIL PEGASI INTERNACIONAL
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës Perikl10
I FOKUSUAR POETI PERIKLI SHULI, TIRANE

Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës

Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës Krista16
Nga Kristaq F. Shabani

S’ka sesi në një botë tërësisht të bukur, plot fantazi, me shpërthesë ndjenjësisht idesh dhe kërkim të krijimit të lulnajave, të mos ketë në shpirt “oazin” e ëmbëlsisë, të humanizmit, të urtësisë dhe të synimit qiellor; të demonstrojë një shpirt dinamik dhe të ujëvarë nga kataraktë qiellorë “embëlsi derdhje figuracionale” , të cilat përplotojnë dhe krahërojnë pulëbardhat, bilbilojnë frazën, këngërojnë në koncertin nota shumë ëmbëlsisht të ansamblit poetik pegasian...
Perikli Shuli u shfaq ne teatrin poetik me këtë burbuqësi , me këtë prani dhe me sentencën domethënese , metaforike “Vrite Lotin” për të mbetur në kujtesën e shkruar dhe të transmetuar të “PEGASIT”.
Treshkëputjet e tij të ardhura nga krijimi i lidhëssë lirike aktrojnë nëtokë, qiell dhe përtej qiell, në hapësirë fatlume, ku bredhon ëndrra lirike me fytyrë të çuditshme: sy-yje, buzëputhërime, përfytyrime tejkulmore dhe fantazi të bardha si vetë shpirti poetik qeë i mbart ...
Përveç kësaj Perikliu bën zbërthim psikoanalitik të vetvetes, duke e paraqitur dyportretizmin e tij e duke i meshuar portretizimit brendor, ëndor, mendimor, që n ëkëtë kënd vështrim mundta quaja një ofrim i një partneriteti që i mungon mësë shumti kohës sonë që ka nevojë në këtë teatrim ku “dhelpra krifeverdhë “ luan me me lajmëditësin “lafshflori” ..., ku”këmbëshpejti” mundohet të shmanget nga procesi dhimbës i saçmës..., ku ‘njeriu” humbet reflekset , virtytëzimet dhe “profesionon” veset ... Një krijim “Jam jetëgjatë i tillë...” është nëj skanim poetik, apo një radioskopi njerëzore e nevojshme. Një shëmbëlltyrë e krahasimit dhe ballafaqimit njerëzor spikatës...
“Univers i qëndrimit logjik” sentencon pasurinë eruditive te poetit dhe flet qartë për objeksinin e tij, për finesën dhe trajtesën e aspektit psikoanalitik... dhe dhe shijen e hollë të vrojtimit...
Shpesh ne ndeshim ne cektina dhe paraqitje krijimesh , q ënuk të ngjallin interes të stacionohesh... Por krijimi talentor kërkon edhe një teknikë ndërhyrjeje q ëe frymon, shumë krijuesve dhe që e heqin veten të afirmuar kjo u mungon fatkeqësisht dhe pastaj këngëron proliksiteti, rakitizmi kreativ, mungesa e spontaneitetit ne krijim, humbja e melodiocizitetit poetik, e çekiçit pneumatik e tjerë...
Libri poetik ne tri gjuhë(shqip, anglisht, italisht) i poetit Perikli Shuli është një demonstrim i talentit dhe i krijuesit me mentalitet modern...

9 KRIJIME NGA PERIKLI SHULI

1. Vezulluesja e saj:Vetëm ti..!

Përtërijë’ mendimi ballit tënd,
Vija meridianesh kodra skanuar,
Sytë shqiponjë përçojnë errësirën,
Largësi, kilometra fantazuar!

Selvi shtatgjelbërim përherë,
Stinët për ty ngjajnë bezdi,
Nata sonte yjet gjoksit ka fshehur….
Vezulluesja e saj:Vetëm ti..!

Melankoli sjelljesh ylberuar,
buzëtrëndafili qeshurazi rri,
Të kuqet faqe, meteorizuar...
Zemër, s’gabohem: “Kjo je ti..!”

2. Univers i qëndrimit logjik

Ngrohtësi shpirtërore,
shkrin akujt,
Brymëzuar,
degë trimërore magji,
E para rreze dielli
e ardhur
Përthyhet rrëzë malit
”Aferditë” - Perendi!
“Pitagorë” e vështira
teoremë,
Boshti numerik
pa limit,
Mendësi,
dëshirë,
shpresë ,
Univers
i qëndrimit logjik.

Udhëkryqe,
gërshetë idesh,
Qartësinë
shikimi ma vret,
Eleganca e trupave
të ngrirë,
Trumcakë
qenkan në të vërtet’.

3. Kodet e pashkruara

Vërtitem i vetëm hapësirave të kaltërisë,
Ngjasoj me zog të trembur, të hutuar...
Prita në mungesë arsyeja të rinis,
Zë fortësisht, jo e belbëzuar!

Në ke pak mëshire, falje kërkoj, o Zot!
Rëndomtë dalloj ngjarje “jete” në rrugë,
Mendja vërtitet e prej andej s’del dot,
dhe "kala" do kisha bërë, (nëse do të mblidhja gurë!)...

Nëse grushtin e fortë të kisha vërtet,
të përmbysja këtë botë egërmizore,
e guximshëm të ngrihesha lartësisht mbi retë,
Drejtësia popullore të himnizonte...
Kthehu, o njeri, në rrugën e dashurisë,
për Njerëzimin Mirësia është ligj i pashkruar,
Shtrëmbërimi, dihet është çnjerëzim:
Padrejtësi e “leverdisur” në kode të pashkruar...

Dëshiroj të marr rrugën pa kthim,
E të jem skllav i këtij lëngimi,
Të vendos shtyllat e arta të Drejtësisë,
E drejtësi të quhet, natyrisht, vetë Njerëzimi.

4. Jam jetëgjatë i tillë...

S’ jam qiell kaltërues
as diell rrezatues,
hënë të lëshojë dritimin,
as shi të vijojë pikimin...
as borë të sjell
zbardhëllimin...
Jam njeri,
dëshiroj ta shijoj jetën
të peshoj Dashurinë,
ta ngrë në Altar
respekti e çmimi
Miqësinë,
Me mirësjellje miq
të përfitoj së shumti...
jam fatlumtur
dhe fatbardhë
çdokujt i ofroj
ndihmën time
Te miren askujt
s’ia lë në harrim.
A mund ta duroj
unë Padrejtesinë
me këto “prerje” që kam?
Askënd në jetë
dhe askund
s’përdor injorimin.
Nga mua larg
qëndron vesi.
Më mësoi jeta:
Me ata, të mirët,
që më duan
bie në përqafim njerëzor...
Jam jetëgjatë i tillë...

5. Pritja

Meteori ra nga qielli
Ndriçoi tokën
dhe u zhduk!!!
Po ku vajti .....?
Pres nje tjeter Nëntor
............ S'ka pafundësi.....,
kjo më qetëson ....

6. PEISAZH

Koha u prish,
Mali u rerua ,
Temperaturat u ulën,
Ndoshta do të bjerë shi,
Kjo kohë , o zot , s’paska faj…
Do të fryjë erë,
Sinoptika -acar
Por prapë kam mosbesim:
S’është kjo stinë ”koha” e saj!
Ky rrapi i madh,
më zë dritaren
po m’i tund degët,
per të më thenë:
Para meje dhe era,
dhe shiu
dhe gjithçka ndalet…
do të të mbroj ty ,
o mik i mirë!

Hedh vështrimin lart,
ja filloi të bier shi...
Ah, ç’shi i butë, të lag menjëherë
dhe lagien s’ta thotë në sy...
pres i menduar ky shi të pushojë,
shiu nuk pyet stinë..
Rrapi i kënaqur
më ofron kurorën
dhe më shkel synë...
dhe e pranoj ofrimin e tij,
por ky shi qenka majë hollë
përsëri pikët dhe nën kurorë...

7. Zjarrtësisht, përkëdhelje e mallshme...
Në këtë çast i ngrysur mbeta,
Më pas... s’di sesi, s’di sesi,
”Kurora” thurja mes reve të qeta,
Shiu i tyre shndërrohej në flori!

Sa do të dëshiroja sonte,
Te lagesha i tëri, në këtë “shi”,
Vetëm të ndjeja kendshëm
“Lule“ të thurura zjarrtësisht për ty!

Të pathënat ndonjeherë,
T’i mbledh e t’i thur magjikshëm poezi .
Në çaste të madhërishme të kundroj,
S’e di sa bëjnë Dy plus Dy!

Me valët e detit tek dridhen lehtë
Me profilin tënd karshi profilit tim,
Me dhjetra syqeshura notojnë “blertë”,
Detit kaltërosh…, ku ende bie vrullshëm shi.

Eh, kjo kryembrëmje Pranvere tani,
Të përkëdhelka përmallshëm, po , ty!
U shndërrova mbi gjethe të fëshfëris,
Flokëlagurit dhe bukurorin sy…


8. Si qenka
ky Planeti im!


Gjuhët e zjarrit
të përpijnë
“Erërat diellore”
më mërzitën mua ,
Një dush ngjyrimi
në fytyrë
Ardhëri jetësore
të them, drejtësisht, dua …


Dhe ngjitem lart
ofroj sakrificë
tejskajeve të mi,
Shpirtin tim të hapur
në horizonte me “vija” ,
Eh, këtu lart
qenka e vertetë liria,
Në tokë e kthyer
kokëposhtë! ...


*
Si qenka
ky Planeti im!

Yje,
Kometa,
Meteorë
Hëna të vogla,
Diej,
Globe ,...
të pavarur ...
me krahë të hapur
çuditërisht ...
Ky Univers im
kaq enigmatik!

Rrezja e parë
e këtij shpirti
të hapur në flatrim
më ngrohu
në këtë trishtim
e drithërim,
njëkohësisht...
Të falëminderit,
o shpirti im i hapur
më dhe dritë ....


9. Në një ëndërr të bardhë .....

Nga dritarja
nata ujëvar qetësinë,

dhe shiu ndaluar
s’ rrugëton litarshëm më.
Qiellit të errët
dy sy shkrepëtuar
”Frenojnë“ te unë,
shndërrohen në një ….
Ç‘mbretërim qetësie?!
Ngadalësisht mbyllen dy sy vegjël.
një buzëqeshezë e embëltuar si sihariq vjen
Vjedhazi këkron në konturin e saj
të më mjaltojë
në trajtë të dyanshme…
Nata humbet
në buzëtakime
Përqafime plot afsh e zjarr...
orët e pafajshme…
Dua të përmbahem ngadalë,
të lundroj në Detin e paanë
Dallga ngrihet fluturimthi në qiell
pikë referimi:
Dy sy shkëlqejnë si yje atje lart...
E kini parë buzëqesjen e plotë të flasë?
Në dritaren time troket i hutuar Dielli
Po heshtja është kryefjalë...
Askush s’më beson:
Jam në një ëndërr të bardhë .....
Sa lart jam ngjitur , s a lart
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Një notatim lirik dhe një shfaqe e psikoanalizës
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
»  Patetizmi i një shpirti të thellë lirik në poezinë e Dashnor Selimit
» Cikël poetik nga Vëllimi "Shpirti im lirik në vetë të dytë" i autores Flora Peçi

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: