Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

  Poezi nga Bajrush Bunjaku

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Bajrush Bunjaku   Sat Jan 16, 2016 9:06 am



Poezi nga Bajrush Bunjaku




ËNDËRRA T`KALTËRTA


Grisë hëna perden e errësisë
Ëndërrat e kaltërta n`agim ikin
Kandili i shpirtit zgjohet esull
Bebëzat e syrit dritën thithin

Dora s`arrinë t`i shkruaj faltë
Që zemër e ndezur dikton
Kujtimi trazuar ngjyrë ylberi
T`dashuren e shpirtit n`fole fton

Kështu poetët e besës dhe fjalës
Digjen n`flakën e ndjenës dhe valës
Popujt e muruar,popujt e robëruar
Të lirë pa pranga të jenë i duan

Me llavë shpirti trazuar
Dhe zemër t`përvëluar
Se thonë atë që ndien n`mbrendi
Zjarrin e shpirtit shuajnë n`poezi.




ZJARRE SHPIRTI


Buzë burimi lis i tharë
Zemrën ndezur e syrin flakë
Gjymtyrët prerë e trupin ndarë

Shpirti n`grusht,ashti n`prush
Gjaku vluar derdhë si lum
Rreze dielli n`mal e fushë

Lum i mbushur vesë e lot
Rrjedh e ikën n`deltë me rërë
Këngë e këputur dje dhe sot

Me syrin flakë e zemrën prush
Këngë e mekur nga pikllimi
Me zjarre shpirti botën mbushë

Kënga vdes pa u këndua
Ylberi vije pa bajrak
Zbret në lum, zbret në krua

Ndizet kënga nata zgjatë
Buqet mali ushton gryka
Në lot shpërthen lisi plak

Gurra e shkrepa rrjedhin gjak
Toka ndizet si vullkan
Yll i zjarrtë bie n`konak

Përpëlitet nata n`prag të ditës
me uj loti rrjedhë një lum
Grykës pushkes,tehut thikës
Ndizet agu n`prag të ditës

Shkrepë në qiell,ndritë si diell
Buron n`kodër rrjedhë në fushë
Me zjarre shpirti botën mbushë

Vie një vashë me lule n`dorë
Si bajrak ylber kurore
Me lule t`bardha lule bore

Gjymtyrët mbledh, trupin bashkon
si dijelli n`zenit vendi rrezon
Me zjarre shpirti token mbulon.




BUZËQESHJET RINGJALLEN


Deltat e shpresës
ëndrojnë një det të ri,
Në pejsazhin e kësaj ëndre
tretem në vetmi.

Bilbili i këngës
fluturon në kaltri,
Buzëqeshjet ringjallen
në një kopsht të ri.




TROJA E BRAKTISUR

një gurrë me myshk mbuluar
në votrën e trojën e vjetër
dhe kroi ishte shteruar
si t`ishte një vend tjetër

toka mbuluar me hitha e thera
pranvera s`vinte si herave tjera
bilbilët e kaltër nuk këndonin më
kukavajka në degë kukonte me zë

rruga me gropa si pallto e grisur
kalorsi të gjitha i kishte braktisur
s`dihej në çdrejtim ishte nisur
ishte tretur, zhdukur e fikur.


_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Bajrush Bunjaku
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi nga Beqir MUSLIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: