Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

December 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
25262728293031
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Tyran Prizren Spahiu   Sat Jan 16, 2016 8:58 am




Poezi nga Tyran Prizren Spahiu





NDALUNI DHE KUJTONI !


Jemi të një gjaku
Gjuhe Ilire të bukur...

Tani më ndëgjoni
Vëllezër
Dhe ju motra të Nderuara
Ne
Frymojmë në tokën e Etërve
Përbashkëta i kemi dasmat
Ceremonitë fetare
Vdekjen...

Jemi
Nën qiellin tonë
Edukuar më pastërtinë e bjeshkës nënë
Të respektojmë njeri tjetrin si Gralin e Shenjtë
Vetëm ashtu
Në ardhmërinë e sigurtë do lundërojmë
Ate të Lidhjes së Prizrenit...

Heshtur qetë në paqe beteja lufta
Mësuar kemi shumë mësime
Duruar erupcionin e urrejtjes
Tani
Jo më themi ndalu
Nuk do ndodhë Titaniku
Vëllazëruar jemi me drejtësinë
Nisur shtegut të shtetpërjetësisë
Dhe një ditë
Do ngjallemi në tokën e Etërve.




RRUGA E KËNAQËSISË



...mëngjesi i hershëm më pret
Mbledhur janë pllumbeshat e Lumbardhit
Nën sqetullën e majtë kam ushqim
Janë mësuar më urojnë mirëseardhjen.

Matanë lypësi në moshë është
Më dhuron mirënjohje të ngrohtë
Përshëndes me dorën e shtrirë
Kënaqur të dy themi kalofsh mirë.

Rezervuar janë dy karriga tek Corneri
Gazeta ditore dhe libri me poezi
Prof- si zakonisht kafe pa plumb
Të lutem them me shumë mirësi.

Sytë pareshtur nën tymin e cigares
Enden poshtë te shpezët lundërues
Ushqyer mirë largohen të kënaqur
Pëshpëris shihemi sërish nesër.

Fjalët e poetit drejtohen mbretëreshës
O Zot them je shumë sfiduese
Erupcioni pret pashpërthyer shikjimin e saj
Që vullkani im mistresën bjonde të mbuloj.




NËN SHKËMB



Me ombrellën e dashurisë jemi të mbuluar
Heshtur ndihet frymëmarrja e vajzërisë
Buzëqeshja misterioze e etur më fton
Në pëshpëritjet e saj dritëzohet lumturia .

Është nata Karibiane që vallëzon
Ngjitur flauta për trupi dirigjon
Hëna e plotë me shumë xhelozi vështron
Dy krijesa të dashuruar në hijen e saj.

Pija ekstaza rrjedhë si burimi malor
Qeshurat e dëlirë shijojnë deliriumin
Puthjet e zjarrta si patkoi mbërthejne
Të buta ledhatimet përcjellin muzikën.

Pikat e shiut na ftojnë në vetmi
Nën shkëmbë përqafuar kërkojmë strehin
Fshehur pas ujëvares ndëgjohen ofshamat
Shpërthejnë emocionet e bukurës rini.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"
» Poezi nga Tonin NIKOLLI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: