Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 50 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Natasha Limaj

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 737 artikuj v 634 temat
Sondazh

Share | 
 

 SABIT RRUSTEMI- DËSHMI E NJË POETI PRODUKTIV SHQIPTAR

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: SABIT RRUSTEMI- DËSHMI E NJË POETI PRODUKTIV SHQIPTAR   Sun Feb 05, 2012 3:32 am



SABIT RRUSTEMI- DËSHMI E NJË POETI PRODUKTIV SHQIPTAR




nga ARSIM HALILI

Sa herë e kthen kokën nga ai vend, ku për herë të parë, kishte bërë vajin e parë, belbëzimet e para, natyrisht edhe sot e rrënqeth ajo pjesë e bukur e nënqiellit shqiptar, e që gjendet në malet e Karadakut. Sa do që fshati Terzijaj duket edhe të mos jetë dëgjuar ndonjëherë, aq më tepër kur janë të tilla lokalitete të vogla, por nga ai vend dalin përsonalitete të përmasave kombëtare. Erdhi në vitet e vlimeve, atëherë, kur armët kryqëzonin fatet, koha e tmerrit Rankoviqian, në Tërziaj, në fillim prilli të 1959 , këtij fshati, iu shtua një banor, familjes një bir, Kosovës një përsonalitet që në rrugëtimin e jetës së tij, jo edhe aq të lehtë, por me shumë sfida.
Qëllimin apo detyrën jetësore që kishte shtruar vetës së tij, ishte të bënte jetën më ndryshe, nga ajo që kishte jetuar jetën në ditët e fëmijërisë. Rrugëtimi i tij i arsmimit nisi nga Zhegra, pastaj Gjilani, e më e pas për të krijuar identitetin e tij profesional edhe intelektual, në mesin e qindra e qindra djemve kosovarë edhe Sabit Rrustemi, arriti me sukses të mbaroj studimet filologjike, drejtimi Letërsi dhe Gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Atëbotë zëri djaloshar u dëgjua edhe u lexua nga zërat e shumë të rinjëve, duke publikuar poezinë e parë në revistën “ Zëri i rinisë”,pastaj erdhi tregimi i botuar në revistën “ Fjala” botuar pikrisht më 1 prill 1981. Vitet e një rilindjeje djaloshare, të asaj pranvere të përgjakshme kosovare, poetin e sollën para sfidave pragmatike, patriotike dhe intelektuale dhe në këtë gërshetim, poeti Rrustemi, gjeti forcë t’i gërshetoj këto sfida, t’i heq maskën mysafirëve të paftuar, t’i tregoj se në sofrat shqiptare, nuk shtrohet dolli për mysafirët që nuk ftohen. Duket se e kuptuan edhe mysafirët që erdhën në darkë të gabuar se ishte adresë e gabuar. Poeti Sabit Rrustemi në tregimin “ Nën maskën e mysafirëve”, u tregoj qartë dhe me mençuri popullit të tij, mos të fusin brenda këta mysafirë. Shumë të rinjë kosovar edhe e kuptuan thirrjen e poetit, por si duket, disa sahanlëprës e mirëpritën e ardhjen e të tillë mysafirëve. Ata mysafirë të pa ftuar erdhën pikrisht tek z. Rrustemi, jo për tu ulur në sofër, por për ta marrë atë nga sofra. Hiç më pak se katër vite i shqiptuan dënim, duke menduar se kështu do të dorzohet më lehtë, për katër pranvera, ai u gjend i vetëmuar, por as një herë nuk u gjunjëzua, përkundërazi i dha forcë edhe më shumë. Për tri dekada rresht, ai rrah shumë shtigje të letërsisë. Ndonëse ai nuk heshti, vazhdoi të shkruaj. Sabit Rrustemi tek lexuesi erdhi në vitet kur komunizmi kafshonte egërsisht rinin shqiptare, po jepte shpirt, por jo edhe vuajtjet për popullin shqiptar. Në Kosovë ishte dekada më vështirë, kur njëkohësisht diçka jepte shpirt e në anën tjetër bajlozit i kishin mbetur edhe nëntë shpirtëra.Lisi simboli qëndresës, rebesheve të kohërave shekullore, rrahjeve të erërave nëpër kohë, por gjithënjë stoik, poetin Rrustemi e nagcmoi ky titull që pikrisht më 1990, ndonëse shumë më herët e shkruar kjo përmbledhje poetike, e titulloi nismën e tij poetike, tani më gjendej në duar të lexuesve “ Ku i la lisat era”. Jo më kot jemi pasardhës të Ilërve, Apoloni nuk kishte humbur gjurmët tek shqiptarët, ai ishte në mesin tonë, sepse poeti beson në dritësinë e tij. Diellit të cilit ndër vite ju kishte zënë fryma, drita e tij në Kosovë, nga eklipsa ishte zbehur, megjithatë poeti besonte, se një ditë, do të hiqet eklipsa edhe për Kosovën dhe jo më kot e titulloi librin e tij “ Besoj në Diell”përmbledhje poetike, botuar më 1992.
Kosova pikë neuraligjike, vrimë për të cilën terri mbretronte pa dashjen tonë, tek poeti dhe prozatori tashmë kishte krijuar një identitet të dhembjes krijuese. Ajo pikë duhet të hiqet kështu më së miri do të shohim se si në prozën e e trajtoj me artin tij prozatik të titulluar “ Pika e zezë “ tregime 1993. Dikush që bëri shumë siç ishte figura e Sylë Kopërnicës, duket se për poetin dhe prozatorin Sabit Rrustemin ishte një ngacmim, jo vetëm shpirtëror, por edhe patrotik, për të ndriçuar më në detaje e që gjithësesi të mbetet një nga dokumentet e shkruar nëpër kohë, pse jo edhe të mbetet gjallë Sylë Kopernica edhe pas shkuarjes në amshim. Poeti i rritur mes një natyrë magjepse, mes gjelbërimit dhe ashpërsisë së maleve të larta, gjë që koha i përcolli me odisejada të dhembjes dhe krenarisë, për poetin u bënë burim inspirimi, për çka ai e jetësoi këtë përmbledhje poetike “ Natyrë me vaj” Album poetik, botuar 1994.
Shumëçka u provua e mençur për të ardhur te liria, urtësia , trimria dhe dipolomacia dhe ky bashkëdyzim, pas pak vitesh edhe do të jetësohet, por poeti këtë çështjet e kishte trajtuar, jo vetëm nga këndi emocionale, por edhe real dhe objektiv, prandaj ai në vitin 1997, jo rastësisht solli edhe përmbledhjen e tij të rradhës të cilën e titullon “ Variacione për lirinë”..
Në trajektoren e shumë krijimeve lirike, poeti jetëson shumë çka pas luftës së Kosvës, për fatet dhe disafatet e njerëzve që përjetuan tmerret secili në llojin e vet. Mbi të gjitha domosdo ishte puthja ëndërrës shekullore, gjë që aq shumë u flijuan, pa mundur të puthin këtë ëndërr, megjithatë tek poeti Rrustemi lanë gjurmë. Titull metaforik dhe arsye shumë e fortë “ Ëndrra që puthet” përmbledhje poetike 2001.
Se paqja në fillim shek XXI, kishte edhe perpecitë edhe çalonte disi. Sigurisht për të ishte brengë dhe këtë brengë, ai më së miri e dëshmon me vargun e tij të fuqishëm në përmbledhjen poetike “ Paqja e brishtë” botim i vitit 2007.
Dëshmi se vargu i poetit Rrustemi, nuk është vetëm varg, që trajton lirikën patriotike, por me shumë elegancë, me shumë inercion dhe kompaktësi sa natyrale po aq edhe orgjinale dhe shije të hollë estetike e sjell tek lexuesit e shumtë. Poeti dëshmon qartë pjekurinë e tij me disa libra të lirikës së dashurisë. Që mbase nëse më lejohet të them është ndër mjeshtrit të artit më sofistikues të ditëve tona, në rajonin e Anamoravës, që e gdhend dhe harmonizon këtë lirikë. Kjo gjë më së miri mund të shihet në përmbledhjet e tij poetike “ Shiu i buzëve tua” përmbledhje poetike e botuar më 2009, “ Prekje hyjnore” përmbledhje me lirika e botuar në vitin 2009 në gjuhën rumune për çka poeti i kaloj edhe kufijët vendor e kombëtar te leximit të lirikës së tij. Në Rumani, ai u gjend para lexuesve të shumtë, niveli e tij artistik, jo vetëm që u lexua, por edhe u vë në qendër të vlerësimit kritik letrar po në Rumani. Ai madje u përfshi edhe në Antologjinë poetike TEMPLUL CUVANTULUI / Tempulli i Fjalës, Bukuresht 2009.
“ Në qerpikun tënd” përmbledhje poetike 2009 dhe së fundi
“ Zjarrmi e kthjelltë” përmbledhje poetike e botuar më 2011.
Nga gjithë kjo që u tha për përmbledhjet poetike së fundmi me lirika të dashurisë, do të referohemi një thënie të Klavenskit ku thotë: “ Nëse dashuron diçka, ke arsye të luftosh “ duket se poeti është në luftë me vet vetën për të bërë më të mirën e mundshme në të gjitha ato që ka trajtuar, në çdo pikë të drejtëzës krijuse, ai gjithënjë e më tutje ka sjell inovacione.
Poeti Sabit Rrustemi ishte bartës disa funksionve publike të cilat dëshmoi edhe aty ka pjekurinë e tij intelektuale. Sabit Rrustemi përpos krijimeve letrare e publicistike, merret edhe me veprimtari publike politike. Në ekzkutivin paraprak ishte këshilltar politik në Zyrën e z/kryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, z.Ramë Manaj
Nga vitet 2001 - 2004 ishte deputet në Kuvendin e Kosovës nga Lidhja Demokratike e Kosovës.Gjatë vitit 2003 është çertifikuar nga Këshilli i Evropës në Strasburg, si vijues i Shkollës Politike të Prishtinës,Gjatë vitit 2009, ka kryer dhe Shkollën për Integrime Europiane në Prishtinë.
Ai është bartës nga themelimi i njërit nga instucionet kulturore letrare, pse jo edhe të një shkolle afirmative letrare që ndryshe është edhe bartës i një emri të një letrari të përmasave kombëtare “ Beqir Musliu”. Sot Ars club “ Beqir Musliu” ka shtirë krahët në Kosovën Lindore e lirisht mund te themi edhe per tej saj. Brenda këtij klubi janë një numër i madh aktivitetesh, që fatmirësisht fal Sabit Rrustemi, duke bashkërenditur punët qoftë me miqët e tij krijues, qoftë edhe institucionet lokale, do të mbeten në kujtesë gjatë kohë edhe për nga niveli organizmit edhe për nga arsyeja e organzimit, por edhe per nga edhe nga mënyra afirmative, duke sjell edhe vepra edhe vlera të mirëfillta në kuadër të këtij institucioni letrar në Gjilan.
Sabit Rrustemi është laurat i disa çmimeve letrare, qoftë në poezi dhe prozë, kjo dëshmon rrugën e tij afirmative, jo vetëm të përmasave lokale letrare, por edhe kombëtare. Përkundër se flaka e luftës i përbiu gjithë çka që kishte ndërtuar me mund, pa dyshim nuk ishte pak edhe humbja e Bibliotekës përsonale, por ai sot ka rikthyer në jetë shumë çka edhe bibliotekën e tij. Ai vazhdon të blej dhe të lexoj librin, sepse jeton me të, jeton për të dhe dëshmon se libri është vet jeta e tij. Dhe për fund mund të themi se Sabit Rrustemi, pavarësisht begrandës së tij krijues, vazhdon të jetë një bashkëpunues energjik edhe me forcat e reja kriijuese. I jep kurajo, qoftë përmes vërjtjeve, sugjerimeve të tij se kjo rrugë është e gjatë, por jo edhe e lehtë, prandaj nga ai mund të mësohet shumë çka pozitive.
Sigurisht se ka akoma për të shkruar për poetin Rrustemi, natyrshëm se edhe ai ka shumë çka për të na ofruar në jetë, dhe të gjitha risitë, fakte të tjera për të shtuar shumëçka për portretin e tij letrar, nuk do të mesin më kaq sa u tha më lart.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
SABIT RRUSTEMI- DËSHMI E NJË POETI PRODUKTIV SHQIPTAR
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Sabit Rrustemi:DORDOLECI QË NUK SHKRIHET
» Sabit Rrustemi sjell dy poezi të poetit të ndjerë Rexhep Elmazit
» Sabit Rrustemi:Endërra që puthet
» Xhorxh Gordon Bajroni, Poeti që u këndoi shqiptarëve dhe Shqipërisë
» Gjon Neçaj: Poeti i Bjeshkëve të Nemuna

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: