Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Nikollë Loka

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Nikollë Loka   Fri Jan 15, 2016 9:58 am




Poezi nga Nikollë Loka




Mëshirë



Fërkohen dy re,
grinden
në një udhë të ngushtë,
humnera poshtë
deri tek unë
lyp mëshirë.
Guri
ngulet në llucë,
fillon të shkrijë...
Unë sipër tij
me sytë në qiell,
zemërimin e Zotit
dua ta ndjej
si shpëtim.





Jam rritur nën tri hije



Jam rritur
nën tri hije malesh,
përkëdhelur nga dallgët
e një lumi.
Kam jetuar
në burime ninullash,
përkundur
në djep murlani.
E mësova historinë
nga legjendat,
vajet
e këngët majekrahu.

Nën hijet prej guri
me maja të mprehta,
në anë të rrugës
kam gjetur
varret e vjetra.





Jemi betuar



Jemi betuar mbi bukën
e grurit të pambjellë,
mbi gurin e shkulë,
mbi shpirtin e djerrë,
e sytë e padritë.
Jemi betuar,
pa parë as dëgjuar,
rastis
që të kemi mashtruar,
rastis që të jemi ngatërruar!
Ka ndodh që dhe vetë
i kemi besuar,
pa e ditë.

Jemi betuar natën
për atë qiell,
për ditën e gjykimit,
për atë shpirt!
Pa parë as dëgjuar,
rastis të jemi mashtruar,
rastis që të kemi dyshuar,
tu e ditë.


_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Nikollë Loka
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"
» Poezi nga Tonin NIKOLLI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: