Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Seti Vladi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Seti Vladi   Fri Jan 15, 2016 9:25 am



Poezi nga Seti Vladi




DËSHIRË



Dua t'i kemë vargjet me skela të larta,
me sirena zhvillimi, oxhaqesh e arash,
thellësi galerish' me pasuri të arta,
bisturi refrenesh, gënjeshtrash e përrallash.

Dua vargjet t'jenë shina n'hekurudha,
argjinatura lumenjsh, betone në stuhi,
për mjekësin' në male që i humbi vula,
për vjedhësit milionerë në çdo qeveri.

Dua të jenë vargje me zemër trimërie,
" ...Merreni këtë shtatore, dërgojeni në qytet! ..."
Me bukë e kripë të jenë, me zemër shqiptarie,
të ulen në një sofër e të bëjnë shtet.




TREQIND DUVAKËT E KUQ


Marshonte ushtria në male e gryka,
me shpata, topa e devé ngarkuar,
çdo mal që afrohej i shtohej frika,
vinte nga Anadolli për të pushtuar.

Të pushtonte një vend barrikadë stuhie,
lindur me shkëmbin në shi e në er' ,
me shqiponjën të gdhendur në porta shtëpie,
mbushur me Vranakontë, Arianitës e Skënder.

- Allah , - thirri Pashai kur shkeli tokën,
- dhe pamjen këto male e paskan rrebesh!...
Mos lejo, Zot , këtu ta lemë kokën,
të gjallë andej nga erdhëm, prap të na kthesh!

Mbi kampin e ngritur qielli po nxinte,
Pashai nën çadër planet hartoi,
donte ushtarëve moralin tu ngrinte,
një ferman krahinës luriane dërgoi :

- Në doni miqësi me ne të mbillni,
dhe zemrën e Sulltanit në çdo shtëpi,
treqind sorkadhe ujëvarash të sillni,
në luginën e këngëve të Drinit të Zi !

Gjëmoi qielli mbi maja malesh,
të shtatë liqenet nisën vajtimin,
mblidhet pleqësia për zgjidhje hallesh,
trqind "nuset" të nisin udhëtimin.

Treqind "nuse" me duvakë nusërie,
mbi treqind kuaj të bardhë si bora,
poshtë duvakëve, trima malësie,
me shpata të mprehta çeliku te dora.

Treqind lisa "nuset" shoqëronin,
me treqind këngë malesh dibrane,
si shtëllunga reshë qeleshet zbardhonin,
brezat mbërthyer me jatagane.

Erdhi dhe dita nga fermani caktuar,
nisi dasma me rite osmanishte,
valët e Drinit vërshonin tërbuar,
u tha dhe blerimi e cicërima s'kishte.

Po digjej ahengu nga vallet e lodrat,
do hapte Sulltani hareme, buzuqe,
duvakët skuqën majat e kodrat,
nga Lura po vinin trqind lulëkuqe.

Kur mjegulla mbuloi pllaja e lugina,
mes kampit trimat hodhën duvakët,
gjashtëqind shqiponja sulen vetëtima,
kampit të Pashait i kallën flakët.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Seti Vladi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi nga Beqir MUSLIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: