Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Angjelina Krasniqi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Angjelina Krasniqi   Fri Jan 15, 2016 8:57 am



Poezi nga Angjelina Krasniqi




KJO KULLË
.
- Kulla e Bismarkut në Bochum të Gjermanisë -



.
Kjo kullë madhështore
Në Bochum,të mes të parkut,
Është kulla mendimlartë në emër të vetë Bismarkut!
.
Sepse kancelari i Gjermanisë,
Por edhe vulat e tjera të Europës,
Kombin tim të varfër,pa përkrahje,e çoi n'cep të gropës!
.
Dhe tha: “Shqipëria,
Është një pikë ujë humbur në oqean,
Nuk mund të ketë emër,komb dhe as nam dhe as nishan!...
.
Dhe për këtë mendim,
Dhe nëpër vite për shumë të tjera,
Me një kullë të gurtë në Europë, ju ndërtua e ju rrit vlera!...
.
Ku ta dinte Bismarku
Se, do të shkundnin flokët perënditë,
Që e drejta përmes plumbit të fjalës,një ditë do t'i zinte pritë!..
.
Dhe unë e Bija e Kosovës,
Shqipërisë e Trojeve të mia martire,
Do të vija një dite te kulla,në ëmër të të rënëve dhe trimërive!...
.
Kullën e tij madhështore,
E marr në duar,dhe mendimin e lashtë,
E shikoj me nënçmim, si të jetë një grumbull i hedhur me kashtë!..
.
E i them: “ Në emër të Kombit,
Lumenjve të gjakut e martirizuar,
Kulla e mendimit tuaj, që prej lindjes se saj ishte,mbeti e gabuar"!..
.
Bota rrotullohet,tha Galileu,
Ka ardhur prej kohësh sot ajo ditë,
Shqipëria u bë Komb i Madh, ndaj të lutem, të bësh autokritikë!
.
Drita e saj, Emri, Gjuha,
Në truallin e madh,xhungël të kësaj bote,
Janë shumë më të mëdhaja se mendimet por edhe se sa kulla jote!...
.
Këto ti thotë një krijuese e vogël,
Enxhi, e që rreket e lufton me një fjalë,
Profecia Juaj e dikurshme,sot botës i ngjet si një trillim apo prrallë!
.
Shqipëria,sot është dy motra binjake,
Edhe pse të ndara gabimisht në dy shtete,
Me një Kombësi,një Gjuhë,një Histori për mbi botë e përmbi dete!...
.
Sepse ajo e lartësojë Kullën e Historisë së saj,zoti Bismark,kur ti fjete!...
.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Angjelina Krasniqi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi nga Beqir MUSLIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: