Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
September 2017
MonTueWedThuFriSatSun
    123
45678910
11121314151617
18192021222324
252627282930 
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Ollga Selmani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 44
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Ollga Selmani   Fri Jan 15, 2016 7:10 am



Poezi nga Ollga Selmani




Heshtja jonë


Heshtja jonë, e pa bujë e pa rrëmujjshme,
si këto re puplore ndër qiej blu,
ecin të pafjala, dy e nga dy, aty e këtu.

Të lehta puplore ashtu siç janë,
nuk sjellin as shi ,as breshër,
as qeshin, as qajnë.

Si konture lëvizëse si ato re,
që shndrrohen në figura vizatimesh
të ndryshme, të çastit, nga piktorë të mëdhenj.





U tjetërsuan qiejtë


U tjetërsuan qiejtë hidhërimesh.
U mpinë të gjithë dhe ngrinë krejtë.
Tani dëborë bie kësaj ane.
Pak më i ftohtë, ky dimër, erdh.

Zbardh e gjithë rruga tej e tej.
Zbardhet gjitheçka përmbi çati.
Hëna është zbehur pak më tepër,
në cep të qiellit, vetëm rri.

Na zuri dimëri të larguar.
S’ka zëra dhe as gjurmë gjëkund.
U tjetërsuan qiejtë fare.
Në rrugë, dëbora, shtron më shumë.





Pa asnjë pengesë


Ditë dimëri me diell.
Ajër trasparent.
Duket, sikur do kalosh në botën tjetër,
pa asnjë pengesë.

Qiejtë duken tërheqës.
Shikimi depërtues pa koment.
Ndrisin xhamat e qiellit,
në pritje, për festë.




E shoh



Vetëm dielli s'më ka tradhëtuar akoma.
Vjen e ikën, përzemërsisht.
Ma ngroh zemrën si tokën, si detin,
ma zbut shpirtin nga egërsitë.

Kur largohet, për pak, ndonjëherë,
e rruga e çon tutje, për kushedi,
e shoh si tronditet qielli vrapesh,
e shoh tek vjen, me tjetër shkëlqim.



_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Ollga Selmani
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi nga Beqir MUSLIU

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: