Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

  Poezi nga Tyran Prizren Spahiu

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Tyran Prizren Spahiu   Sat Aug 15, 2015 5:16 am




Poezi nga Tyran Prizren Spahiu




KAFE ME NUSEN


Agimeve të ditëve pranverore
Shtërngatave dimërore
Shiu rebesh ftohti
Asgjë nuk i ndalë...
Tavolina buzë Lumbardhit
Kamerierët e përgjumur në qetësi
Sjellin pijen kënaqësinë e ekstazës…
Djelmoshat e buzëqeshur
Gjithmonë butësisht urojnë mirëseardhje
Dhe
… një ditë
Një ditë kur nuk do frymoj më
Kafja e mëngjesit e çuditur do pyetet
Ku janë , pse ende nuk erdhën
Kroi do pretë me kërshëri
Gazeta ditore
Faqja e parafundit
In memoriam pa foto
U preftë në paqe Profi ynë...
Dashnoret tonë Marashi Rrapi Keji e Korneri
Do pyeten
Ç ' ndodhë ku janë
Profa dhe zonja e tij
Do vëzhgojnë-kërkojnë ethshëm sylotur
Ku janë simbolet e qytetit…
Nga lartë retë e tubuar
Lëshojnë pika dhembëshurie
Ndërsa zogjtë
Nën dritaren e dhomës
Do presin
Të uritur dhe të çuditur
Do cicërojnë të habitur
Ku është tregoni se jemi duke e pritur
Kërkojnë troshat në vendet e mësuara...
Heshtur dritëzat e diellit do shkrepin mbi kala
Rrugët ende duke u pastruar
Do pyesin
Kush do pij kafen e hershme të mëngjesit
Presin ardhjen
Ndëgjohet heshtja
Rrezet e diellit do anashkalojnë tavolinën ...
E di nusja ime e dashur
Sytë do lotojnë duhani të shoqëroj
Futur në emocione të gjynjëzuara
Ofshamat më se të dhimbshme
Do të të mundojnë…
Por
Kalldërmat do presin
Lumbardhi do përmallohet
Shadërvani dashuria e pashuar
Kështjella do kërkoj shikjimet
Ikona qytet nuk do haroj çiftin
Verbërisht të dashuruarit
Të lutem
Trego qytetit të zotnive
Perlës së kënaqësisë
Mbretëreshës mistreses princeshës
Kurrë nuk do e haroj…
Nuse ke një emanet
Në katin e dytë të kornerit
Vend i pëlqyer dhe i dashur
Lexo këtë poemë
Më kujto
Le të rrjedhin shkronjat poshtë Lumbardhit të qetë
Puhia të përcjellë fjalët e shkruara
Poshtë në errësirë
Unë do i pres i etur dhe i përmalluar...
Lartë fotoja e Hemingway pianoja Steinway
Tingujt e kitarës poetët e mbledhur
Ndëgjohen në heshtje poezitë..




RINIA E VONUAR


Era si valët e detit dashuron
Mistikën e shetitores pranë
Buzëqeshjet brohoritjet pasqyrojnë
Zhurmën plagën e qetësisë tonë.

Dashnorët syri përcjell me kërshëri
Veshur bukur shumë-ngjyrësh
Ofshamat derdhen eh- kjo rini
Si llamba dritëzojnë rreth nesh.

Më poshtë tek ura Nalet e dëshirës
Dryrët janë lidh betimi shtrohet
Janë barkë-mëdhenjtë rrudhosurit e moshës
Rinia e humbur tentojnë të rikthehet.

Tavolina e stërmbushur në qebaptoren e afërt
Djersitur erë e rëndë alkoholi
Folurit spërkasin me pështymë të fëlliqët
Në largësi ndihet kundërmimi.

Ngritet nga karriga veshur në ‘kokole’ me zip të hapur
Freskuese era sjell djersë aromë e rëndë
Qeshurit komik ngacmon i dehur
Ulur kokën Zonja ec hijerëndë.




DERI KUR...


...do gjynjëzohemi etheve të tmerrit
Ndërtuar në egon e rënduar
Kultivuar marramendësisht
Në vatrën e shoqërisë së shëmtuar.

Nuk njeh mik fis shtet
Marosuri lëkurë ndyrësi
Fuqia e pushtetit për te mbret
Përqafoi nefsin pangopësi.

Shumë shpejt ndofta nesër
Do takon heshtjen orën e fundit
Frikësuar mposhtur i vetmuar
Do troket ora e ritualit.

Nga shoqëria i leçitur
Do endet errësirave të pafund
Percjellur me njerëz të urrejtur
Dorëzohet lagështisë së varrit në fund.

Fituara pa djersë tretet
Në pallat ndëgjohet muzikë tjetër
Poshtë në humnerën që llogaria paguhet
Gjallërojnë ‘’deri kur ‘’ dhimbjetë.





MBRETËRESHA IME E JETËS


Arrestuar në mirësinë e saj
Shpesh uli kokën pyes vallë
Është princeshë zbritur nga parajsa
Apo sirenë ardhur me dallgë.

Kërkoj shtegun yllin e mbarë
Dritën hënën perëndimin e zjarrtë
Gjynjëzohem para pyes këtë shpirt bujar
Më trego çelësin e të bërit gruaartë.

Buzëqesh ngrohtë më sfidon modestia
Ul sytë thua se thotë jam e jotja
Ofroj dorën përkdhel gishtat e mia
Buzët thërrasin rrjedhë puthja.

Rrëfehem kohës vendit pa zhurmë
Ndjenjat enden në oazën e dashurisë
Mbyllur në përjetësin e lumturise së amshuem
Shfryhen prekjet në trupin e ekstazës.

Shpeshë shumë më mbulon krenaria
Jam unë fatlumi në këtë hapësirë magjike
Begat lundëron përcjellur nga hirësia
Mbylli dyert frikësuar nga xhelozia kozmike.

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Tyran Prizren Spahiu
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"
» Poezi nga Tonin NIKOLLI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: