Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Poezi nga Xhemile Adili EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Poezi nga Xhemile Adili EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Poezi nga Xhemile Adili EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Poezi nga Xhemile Adili EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Poezi nga Xhemile Adili EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Poezi nga Xhemile Adili EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Poezi nga Xhemile Adili EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Poezi nga Xhemile Adili EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Poezi nga Xhemile Adili EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Poezi nga Xhemile Adili

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Poezi nga Xhemile Adili Empty
MesazhTitulli: Poezi nga Xhemile Adili   Poezi nga Xhemile Adili EmptyFri Aug 14, 2015 9:09 am


Poezi nga Xhemile Adili 11800610

Poezi nga Xhemile Adili




TAKIM PAS SHEKUJSH


Shumë thjesht sonte do të vi te ti,
Me një kurorë trëndafilash mbi kokë
Me flokë të zgjatur me fije bari
Thurur gërshetë në krahun e zemrës,
S'do të vij si nuse me fustan të bardhë,
As me vello mbi supe derdhur
Me një këmishë nate
Të thjeshtë do të vij,
Nëpër qielli pa dritë hëne,
Do të zbres në dritaren tënde.
S'dua të më presësh si princeshë
As si një zonjë të rëndë jo,
Urrej ritet,
Dekorin
Dhe zhurmën e turmave të njerëzve urrej,
Si vallen e huaj në festen time,
Thjesht, më prit në përqafimin tënd,
Pastaj dua te flasim gjatë,
Si në balada të dashurisë.
Natën sonte e dua shekull,
Më fal nëse më bie ndonjë pikë lot,
E nëse gjumi më rrëmben pa pritur,
Më zgjo, të lutem, nuk dua gjumë,
Trupin mbuloma me petale lulesh
E buzën ma puthje pa fund,
Vetëm syve mos ua zë dritën,
Lërmë të të shoh!





E PËRMBYTUR NIS TË JETOJ


Sodit horizontet në heshtje,
S’e dija që më prisje aty!
Më thuaj:
Ç’të mundon që rri i përlotur?
Ç'përplasje cunami të godet në shpirt?

Hedh sytë qiellit,
Yje kërkon,
Një shikim diku, mbase të ka mbetur,
Frymëmarrjen tënde rreth meje ndjej,
Dhe hapat e lehtë më vinin me erën.

Ngjitem shtegut të shikimit ngadalë,
Aty në stol të ulur të gjej,
Me lule në dorë më prisje,
Në të perënduar të diellit.

Të gjeta mendueshëm në pritje,
E unë s’lashë vend pa të kërkuar,
Erdha dhe të kapa dorën që të dridhej,
Dhe të dy filluam të dridheshim,
Si purteka në ujë,

Vala e syve të tu nisi të më rrëmbejë,
Ajo valë e nxehtë nuk pushtoi vetëm sytë,
Por edhe shpirtin ma dogj,
Ngadalë prushon në heshtje,
Si përroi i thellë brenda më gërryen,
Copë-copë mishin në dorë ma numëron.

Sa herë jam përballë teje
Përmbytur në det jam,
Kështu fillon jeta ime,
Tjetër fat nuk kërkoj.





SYTË E MI NJË JETË PRESIN SYTË E TY


Një ditë,
Kur të jesh larg meje,
Vështirë do ta kem pa ty,
Shumë vështirë!
E di?
Ah, sa do të më mungojnë ata sy!
E di?
Si ditës kur i mungon dielli.

Ah, ata sy!
Do të mundohem t’i gjej qiellit,
Mes yjesh do të mundohem t’i gjej,
Por kot do ta kem,
Kurrgjë s'u ngjan syve të tu,
As kur nuk shkëlqejnë.

Në çdo lule të çelur pranvere,
Kërkova ata sy,
Secila nga ato lule,
Është më e bukur se tjetra,
Por s'u ngjajnë syve të tu.

E di se do të më ndjekësh
Hap pas hapi edhe ti,
Ndjenja dhe malli
S’do të të lënë të qetë në asnjë vend,
Por unë dua përballë meje të kem ata sy
Një jetë po u desh,
Do të të presin sytë e mi,
Me zjarrin që digjet nën qepalla,
Me mallin që s'fle.

Eja po të pres më shumë se diellin,
Më shumë së një agim të bardhë plot dritë,
Dhe nëse nuk di vendin ku rri,
Mjafton të ndjekësh rrahjet e zemrës
Ato të shpijnë drejt tek unë.

Mbi rrënjët e zemrës,
Kam ndertuar shtratin e dashurise,
Nje shtrat ndjenjash qe s'fle,
Ndricuar me zjarrin e shpirtit qe digjet.





KAQ SHUMË JE VONUAR, SHEJTAN!



Sonte
Lidha nyjë të gjitha vetëtimat,
Derdhur qiellit
Dhe i ktheva në miliona puthje
Dhe t’i nisa natën me dritën e hënës,
Që ta qetësoj atë shpirt të trazuar,
Nga mungesa ime e gjatë.

U ktheva në rreze hëne
Dhe nga dritarja ime
Zemra ime të këndonte ninulla,
Me rrahje zemre.

I trembur më pyeti:
Po ti si erdhe?!
Të kërkova tokës,
Më erdhe qiellit,
Bashkë me miliona puthje
Ti, hyjnia im!

Të zbresim në tokë tani!
Nuk di a më the a të thashë,
Po në sytë e tu,
Ndritur nga vetëtimat,
Lexoja përgjigjet e pyetjeve të mia:
Kaq shumë je vonuar, shejtan!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Xhemile Adili
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Poezi nga Xhemile Adili
» Poezi nga Fatime Kulli * TRËNDAFIL POEZI *
» Herezi-poezi
» POEZI NGA EVA KACANJA
» POEZI NGA EVA KACANJA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: