Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Our war - Babeta Rexhepi / Translated by Alfred Kola
Wed Dec 06, 2017 8:24 am nga Agron Shele

» Poezi nga Drita Gera
Wed Dec 06, 2017 8:21 am nga Agron Shele

» Atdheu im / Poezi nga Astrit Bllaca
Wed Dec 06, 2017 7:56 am nga Agron Shele

» Zonder jou / Poezië van Marian Eikelhof
Wed Dec 06, 2017 7:47 am nga Agron Shele

» Dreamer / Poem by Sunita Paul
Wed Dec 06, 2017 7:44 am nga Agron Shele

» Poezi nga Sonja Haxhia
Wed Dec 06, 2017 1:20 am nga Agron Shele

»  The Giant Seashell’s Song / Poem by Vatsala Radhakeesoon
Tue Dec 05, 2017 11:25 pm nga Agron Shele

» E pastaj? / Poezi nga Juljana Mehmeti
Tue Dec 05, 2017 11:21 pm nga Agron Shele

» Constellations - Eliza Segiet / Translated by Artur Komoter
Tue Dec 05, 2017 11:13 pm nga Agron Shele

February 2018
MonTueWedThuFriSatSun
   1234
567891011
12131415161718
19202122232425
262728    
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 53 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri babeta rexhepi

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 750 artikuj v 647 temat
Sondazh

Share | 
 

 Poezi nga Adivie Hoxha

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
avatar

Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 45
Location : Albania

MesazhTitulli: Poezi nga Adivie Hoxha   Fri Aug 14, 2015 8:19 am




Poezi nga Adivie Hoxha





*MEDITIM*


Një letër zhubravitet nëpër xhep
dhe një laps majthyer djersitë në dorë,
por mendimet kanë marrë arratinë,
ndoshta kërkojnë një metaforë…

Një plak opingat tërheq zvarrë
nga plaka “gërmuqe” kafen pret.
Rinì e mplakur sillet vërdallë
si fëmi pa emër kërkon nënën e vet!

Bukuroshja yjet numëron çdo natë,
nën jorgan struket duke mërdhirë
“princi i kaltër” që pret orë e çast,
tjetrën, pa gjuhë të tij,
në krah ka mbështjell…

Dhe bredhin e bredhin mendimet e mia
nëpër mjegull humbur, pa adresë…
I gjori njeri s’i sheh hallet e tija
e tjetrit, ngushëllim përpiqet t’i qesë….





MË DO APO S’ MË DO…



Nga dritarja shoh udhën që humb,
fletët e luledeles këpus një e nga një,
nga ti pres pareshtur një kumt,
në pritje plot zjarr dhe pa zë…

Natyrisht, pres një përgjigje
një PO…
më thuaj:
-Më do apo s’më do?!….
Atje poshtë këndojnë valët e lumit
dhe era nëpër fushë vallëzon..

Tek ti, fluturojnë ëndrrat e gjumit,
nëpër pemë grinden fletët e njoma…
Duket, flasin për dashurinë tonë.
Tani s’ka më Hamlet dhe Elsinor….





NJIHE VETEN…


Kur shpirti ish pushtuar
nga vetmia e trishtimi,
tek “TEMPULLI-FALTORE”,
u gjet ngushëllimi…

Të pështysh në faltore
a e di çdo të thotë?
-Është mallkimi më i madh
në këtë botë…

Por ajo fal,
prandaj quhet FALTORE,
të mirin dhe të ligun
kur i bien prore…

Të njohësh vetveten
GUXIM duhet të kesh,
ndryshe, i destinuar
të përseritësh, do të jesh…





MOTIV PRANVEROR…


Dielli syqeshur përshendeti
e me krahët e praruar kodrat i pushtoi…
Dallëndyshja folezës i buzëqeshi..
Era pyllin ëmbël e ledhatoi…

Dega e shkozës dridhet lehtë
dhe në ënderra mendja i flururon,
shikon lisin hijerëndë
i duket sikur e përqafon…

Po lisi kokën mban përpjetë
dhe shikimin e çon larg,
harron se e çuditshme është kjo jetë,
se vlen më shumë ajo që ke pranë…





*PRANVERËS*



Era përkund mendimet e mia,
kthjelltësia shpirtin më zgjon,
pranvera e ëmbël si dashuria,
plot hir dimrin e zbon.

Me mall e përkedhel luledelen,
që e para ma bekoi dashurinë,
që me gaz përshendet pranverën
dhe pakursyer fal bukurinë…

Dhe valëza lumit ngazëllehet,
dielli loz gjithnjë më lozonjar,
nën hijen e kumbullës unë dhe ti,
i këndojmë dashurisë,
të ëmblat këngë,
pa fjalë…





*KËRKOJE FALJEN*


Përse me sjelljen tënde të panjerzishme,
m’i provokon nervat çdo ditë,
e kur reagoj me shpirt-drejtësie,
më sulmon,
si fajtor i pandreqshëm, duke bërtit?!…

A harron se bota rrotullohet
e vrima e miut për ty, portë do ish?!
Mund të ndodhë që tek unë një ditë të ndalet,
por unë veç Zotin di të bëj veqil.

Kur dorën s’ke burrni të ma zgjasësh,
përse dhe me sy shtrembër shikon?!
FALJEN, qe mike gjithmonë kam patur,
kërkoje, se s’është ulje, por finikërim!

_________________
Galaktika Poetike "ATUNIS"
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Poezi nga Adivie Hoxha
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa
» Poezi dhe parodi humorisrike
» Me rastin e ditlindjes se poetit POEZI NGA IZET ABDYLI
» Adelina Dardha: Poezi " Miqesia"
» Poezi nga Tonin NIKOLLI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese :: Botimet e reja-
Kërce tek: