Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE Empty
MesazhTitulli: POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE   POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE EmptyTue Jan 10, 2012 4:16 am

POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE

nga Nebih BUNJAKU

POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE Nebih_10

Mbresa nga libri brilant “Shpirti që bën dritë”i Gani Xhafollit
Në kurorën mbretërore të gjetjeve dhe të metaforave origjinale poetike të fjalës së ëmbël shqipe shquhet edhe një lule e veçantë me një aromë dhe bukuri krejt ndryshe nga aroma dhe bukuria e luleve tradicionale, si nga aspekti vizual, ashtu edhe nga nuancat e ngjyrave të magjishme të cilave u lakmojnë edhe vetë simotrat e ylberit në qiellin letrar shqiptar në të cilin spikat një yll i pashuar që quhet Gani Xhafolli, autor i shumë librave brilantë, që i bëjnë dritë bibliotekës në mendjen e njeriut.
Në universin letrar të Gani Xhafollit, pa dyshim se shquhet edhe vepra e jashtëzakonshme “Shpirti që bën dritë” – një sprovë e mahnitshme që dukshëm dallon nga shumë monografi të zakonshme çfarë po shohim çdo ditë, kushtuar një individi të shquar të ndonjë fushe apo të ndonjë lëmi të veçantë, ose të ndonjë individi të rëndomtë, vlerat e të cilit zor se ia njeh as farefisi i vet, apo edhe i ndonjë monografie tjetër pa kurrfarë kriteri dhe vlerash letrare e artistike, kushtuar ndonjë lagjeje të ndonjë fshati të humbur e kaherë të braktisur nga vetë banorët e tij!
“Shpirti që bën dritë” i ngjan një ylli të pashuar dhe jo xixëllonjave të natës së korrikut që mezi shquhen në errësirën monotone të natës.
Kjo vepër është shkruar me dorën e shpirtit të një artisti të madh, Gani Xhafolli’ kushtuar një veprimtari e humanisti të shquar të trojeve shpirtërore shqiptare – Abdirahim Idrizit, pronar i Zgjoit të humanizmit Klinika Galaxy, ku ditë e natë dyluftojnë jeta dhe vdekja. Ky humanist me zemër të madhe para, pas dhe sidomos gjatë flakës së luftës së fundit në këto troje, kur lubia me gjithë orgjinë e hienave dhe të çakejve të saj me një tërbim të paparë iu vërsul Dardanisë së lashtë, më të lashtë se vetë djalli, për ta zhbirë njëherë e mirë kështjellën e jetës sonë, bashkë edhe me shumë shqipe malesh, burrërish ia shpalosi gjoksin krimit, duke u bërë si një rrufepritës dërguar nga Perëndia.
Por, a zhbihet vallë një kala që e ka krijuar dhe e ka bekuar vetë Zoti?!!!
Natyrisht se nuk ka nevojë të japim përgjigje, sepse përgjigja është në vetë pyetjen.
Me shkaba dhe skifterë të tillë si Abdirahimi me shokë edhe vetë kthetrat e vdekjes do ta humbin fuqinë e pushtetit të tyre dhe do të gjunjëzohen me damkën e turpërimit në ballë...
Unë fatbardhësisht kam pasur nderin e dyfishtë; nën një: me autorin e kësaj vepre, jo vetëm që njihemi mbi dy dekada, por edhe e kam shok të hershëm të idealeve kur vetëtinte dhe bubullonte stuhive shumë të egra në njërën anë, por edhe të krijimtarisë e të bashkëpunimit letrar, në anën tjetër dhe, nën dy: librin “Shpirti që bën dritë” kushtuar Abdirahimit më ka rastisur që ta lexoja në dorëshkrim dy-tri herë, sepse kam pasur nderin të isha njëri nga recensentët e tij.
Kjo vepër e mrekullueshme vërtet i ngjan një viti me katër stinë, pra jo rastësisht i ndarë në katër pamje, ku lexuesi me sytë e mendjes do të shohë acarin e një dimri të gjatë dhe të egër, pastaj do të shohë edhe lulet e shkelura të një pranvere që mezi i ringjallëm duke i ujitur me gjakun tonë, do të shohë shpirtin e ngrohtë të një stine të gjatë vere nga e cila do t’i imagjinojë edhe frytet e bollshme të një vjeshtë shumë të begatshme, e cila kurrë nuk do të ketë drojën e dimrit
Pra, në këtë vit me katër stinë të gjata spikat edhe veprimtaria e pasur e Abdirahimit, i cili me përvojën dhe mençurinë e tij jetësore si një fanar deti i bën dritë atdheut.
“Shpirti që bën dritë” është një vepër sintezë si një kështjellë e cila mbron të mirën, hyjnoren nga e keqja, djalli, prandaj edhe vetë shekulli i jetës së saj do të jetë i përjetshëm, sepse është ndërtuar me frymën e Zotit, jo nga përrallat, por nga sakrificat dhe gjaku i derdhur ndër shekuj i etnisë sonë.
Këtë kështjellë e ka bekuar edhe vetë Zoti.
Prishtinë, korrik 2010



Mes imazheve dhe mirazheve ne poezinë lirike të Buzëdhelprit.

Të shprehurit lakonik është një koncept që ka mbërritur deri në ditët tona prej krahinës së Lakonisë në Greqinë e lashtë. Plutarku rrëfen në veprën e tij Jetët paralele se burrat e kësaj krahine ishin të kursyer në fjalë e kuvend dhe me një fjali të vetme shprehnin thelbin e një ligjërate të tërë. Terma të tillë të teorive moderne letraro-gjuhësore si ekonomizmi gjuhësor apo të shprehurit eliptik nuk janë gjë tjetër veçse reminishenca të largëta të së folmes së famshme të burrave të krahinës së Lakonisë. Shekuj më vonë poezia hermetike italiane e rrokte përgjithësisht thelbin e sendeve dhe dukurive në fare pak vargje, duke i qëndruar besnike të shprehurit eliptik në poezi. Kjo lloj poezie është tepër e vështirë për t’u lëvruar, pasi përmbledh në një minimum vargjesh disa shtresëzime kuptimore. Prandaj poetët që pijnë ujë në burimet e saj janë përherë të paktë në numër. Poeti arbëresh Agostino Giordano (Buzëdhelpri) ofron një nga modelet më të spikatura në këtë drejtim, jo vetëm në poezinë arbëreshe, porn ë krejt poezinë shqiptare në përgjithësi. (Kujtojmë këtu poetin më të madh arbëresh Jeronim De Radën, i cili në poemën e tij Këngët e Milosaos na shfaqet si një poet tepër eliptik). Me të drejtë gjuhëtari i nderuar prof Gjovalin Shkurtaj, teksa analizon tiparet më të qenësishme të poezisë së Buzëdhelprit shprehet: “Me një fjalë mund të themi se Buzëdhelpri hyn në llojin e poetëve të kursyer që matet shumë e shumë para se të lëshojë vargun në letër, që nuk e fal këmbadoras poezinë e tij”. Poezitë eliptike të poetit bashkohor arbëresh trokasin në vetëdijen e lexuesit si shëmbëlltyra imazhesh, të cilat në një pjesë të mirë të tyren janë të ngjizura me embrionin mall.
“Je një vetijë që i thërret përmallimet e veta/me të njëjtin tërbim të stuhisë”. (Për ty arbëresh)
Mall i lindur prej mungesës së një Itake aq shumë të ëndërruar, te cilën arbëreshët e mbartën përherë në shpirt, ndërsa poetët e tërë brezave i dhanë përjetësinë me vargjet e tyre. Shpirti i arbrit rron kudo në krijimtarinë poetike të Buzedhelprit. Jo vetëm përmes gjuhës së bukur arbëreshe, që në penën e tij, na ka dhuruar vargje aq të freskët, por edhe përmes dhimbjes therëse që poeti ndjen, kur sheh që kjo gjuha është harruar në ndonjë katund. Në poezinë “Një katundi që nuk flet më arbërisht” poeti nënkupton se një qenie që ka bjerrur kuptimin e dheut të të parëvë, ka humbur tragjikisht një pjesë të vetvetes…
Poezia erotike e Buzëdhelprit mbart gjithashtu në thelbin e saj imazhe të trishta malli. Mall për ëndrra që nuk arrin dot t’i trupëzosh, Dhimbje për vashën që nuk e ka pranë, kujtimin e së cilës e mban të ngjizur përmes ëndrrës. E dashura e zemrës shfaqet përherë si një prani e munguar, duke i dhënë poezisë ngjyresa melankolie dhe aty këtu, klithma te heshtura dëshpërimi. Trishtimi i bukur që ngjiz poezinë e tij erotike të kujton hera-herës, poetin tjetër arbëresh, Zef Seremben. Ashtu si në krijimtarinë e këtij të fundit, dhimbja e dashurisë në poezinë e Buzedhelprit merr nuanca të forta ekzistenciale. Por ndërsa poezitë e Serembes janë vajtime gati “epike”, si për nga denduria e vargjeve, ashtu dhe nga denduria e ndjenjave dhe mendimeve, poezitë e Buzedhelprit janë thurina imcake, ku dramaciteti mbartet brenda detajit poetik, karakteristikë thelbësore kjo e poezisë eliptike.
“Natën/mall/të gjenj në shtegun e ëndrrave/ditën,/të bjerr në mes të gjindve/ të pafytyrë”. (Natën)
Kategori të tilla kohore si e nesërmja, në kuptimin e një të ardhmeje, që një qenie e vdekshme nuk arrin kurrsesi ta zotërojë, apo e tashmja si e vetmja “pronësi e përjetshme”, përplasen tragjikisht në skutat më të thella të ndërgjegjjes së poetit , duke nxjerrë si fitimtare kuptimplote, atë hapësirë kohore që latinët e kanë pagëzuar me thëniën e famshme carpe diem. Në poezitë e kësaj fryme ndihet malli dhe dhimbja ekzistenciale për kohën që kthehet në antikohë. I vetmi tëstament që brezat duhet t’i lënë njëri tjetrit është absolutisht veç e tashmja.
“Shtello një pikë vaj/ në bilnar/dhe pyete flakën/ndë e nesërmja/do t’thërresë akoma bir” (E nesërmja është larg)
Plakut/iu thajtin duart/tue kalladhepsur/nga vit/atë dhrinë e egër/që i mban mend të jatin. (Plakut iu thajtin duart)
Imazhet e mallit thirren me aq afsh e dëshirë në kujtesë, përjetohen me dramacitet aq të thellë, sa jo rrallë, në mjaft poezi të Buzëdhelprit ato transformohen në vegime mirazhesh. Vegime shtegëtare që e dine mjaft mire se ku e kanë zanafillën e tyre, dhe thyejnë çdo horizont pritjeje të lexuesit, përsa i përket drejtimit të saktë të rrugëtimit të tyre të pakohë.
“Era troket në dyer/me vajin e zakonshëm/flet për të tjerë trashëgimtarë/zgjon të tjerë trashëgimtarë”. (Dhjata e erës)
Këto mirazhe vijnë natyrshëm e pa kurrfarë sensacioni në përjetimet e lexuesit, Ato kanë shkëlqimin e xixëllonjës që i përgjigjet këngës së përmallshme tëë fyellit në erësirë, apo gazit të një vashe në një natë pa hënë. Janë dhjata të shkruara mbi qelq dhe kumte të erërave që ngatërrohen nëpër degët e lisit të baladës. E vërteta qëndron në faktin se këto vegime janë të rrejshme veç në një pamje fluturake, ndërsa në thelb deshifrojnë diç krejt të ndryshme. Me një fjalë kthim sërish në imazhe. Ndoshta për faktin se transformimi i imazheve në mirazhe, e më pas i këtyre të fundit në imazhe, ndodh në një kohë leximi tepër të shkurtër, poeti në mënyrë të pavetëdijshme “i fsheh” këto procese brenda poezive që “shkrepin” sa hap e mbyll sytë, me vargje eliptikë, ku kuptimet dendësohen si ngjyra blu, në thellësitë e atij deti, nga ku shekuj më parë, mërguan dhe stërgjyshërit e poetit A
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
POETI I LOJËRAVE EKSTRAVAGANTE DHE I METAFORAVE TE MAGJISHME POETIKE
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Çmimi special : Sofra Poetike ” Ymer Elshani”, shkon për përfaqësuesen e Bordit Drejtues Galaktika Poetike “ATUNIS” , Kosovë, Znj Hasije Selishta (Kryeziu)
» SABIT RRUSTEMI- DËSHMI E NJË POETI PRODUKTIV SHQIPTAR
» Fragmente nga Prushi i bukurisë . ( Përsiatje poetike për artin e fjalës së Prof Anton Nikë Berisha ) / Cikël prej katërmbëdhjetë imazhesh poetike të bukurisë së artit të fjalës
» POETI YNË HAXHI MUHAXHERI
» Thirrje nga Poeti Agim Desku

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: