Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
November 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
27282930   
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 52 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Monika Molloholli

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 740 artikuj v 637 temat
Sondazh

Share | 
 

 Nuk mundesh!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Mite Tabaku



Female

Capricorn Join date : 23/03/2015
Age : 26
Location : Lushnje

MesazhTitulli: Nuk mundesh!   Tue Mar 24, 2015 2:08 am

Një grumbull mendimesh, frazash e kujtimesh të pathëna, të mbytyra brenda vetes më kanë mbushur aq shumë sa është gati të shpërthej ky shpirt im i thinjur. Çdo vit që kalon, hap pas hapi, më ndjekin kujtimet e të shkuarës që ripërtërijneë një nostalgji vrasëtare. E braktise shumë shpejt anijen e jetës dhe mua më le në mesin e një botë ku fati m’i shqeu kockat pandalur e të ngopur prej meje s’ndjeu kurrë. Nuk pata as mundësinë e zgjedhjes, as privilegjin e të të jetuarit edhe pak, tepër pak, e as kohën e të dhënurit një lamtumirë në lartësinë e shpirtit tënd.

Ka ditë e netë, sidomos netët, ku ndjejë mbi sup të zemrës peshën memece të një jetë të shkuar. Dhimbja, asgjëja, kotësia, fallciteti, mangësia, mungesa, pafuqia, e imja, janë të vetmet ngjyra të ylberit të qiellit tim. E në këtë dyzim ndjesish, përzjerjesh mes të zezëz dhe të bardhës, të shpresës me dorzimin, të dhembjes me gëzimin, nostalgjia, është ajo që m’i jep ngjyrat më abstrakte të shkuarës kur e sjell mysafire në sofër të së tashmes sime.

Nostalgjia, ky ushtrim shpirtthyes, është çmimi i marrjes së këtij treni udhëtimi për të rijetuar edhe një herë të vetme ato momente unike, të përjetshme, por pa bilete kthimi. Mbyll syt dhe përpiqem të kujtojë, rikujtoj një e nga një të gjithë episodet me zërin e njeriut mungues më të shtrenjtë për mua. Nis me aktit e thirrjes përmes zërit tim dhe shfaqet përball meje, thuajse sikur s’ka shkuar kurrë ajo fytyr që më gjunjëzonë dhe jehonë zë, ai zë, që ngulet drejtë e në shpirtë si tehu i një thike të mprehtë. Oh! I dhimbshëm ky akt i jetimit të ëndrrave, i ringjalljes së një të shkuare dhe i thirrjes së shpirtit tënd në këtë simpozium nostalgjie. Një tentativë aq sa e vështirë edhe delikate, kjo e të notuarit kundër rrymës, për tu ngjitur në fronin e kujtesës, duke sfiduar ato prurje të rrjedhshme që kanë tendencë për të më zvarritur drejt të poshtmes në luginën e harresës.

Rrugicave të një qyteti të huaj po zvarritem sonte, por asgjë s’më tremb. Mbytur nga zë i britmave ç’njerëzore dhe dhimbja më e madhe që mund të ketë përjetuar ndonjëherë krijesë e kësaj toke të panjohur përpëlitem të fshijë të gjithë boshësinë që la mungesa jote… dhe bërtas, çirrëm, ulëras si një e çmendur… unë që nuk mundem të gjej qetësi, asnjë grimcë qetësi, e derdhur mbi këtë fytyrë të akullt qeramike në këtë botë të vdekurish që mbanë burgosur lumturinë e mijëra zemrave.

Oh! Sytë e mi kanë mbetur bosh prej shekujsh, flenë boshë, zgjohen boshë, jetojnë boshë në ajrin ngushëllues të kësaj shprese të plakur. E dua të të them kaq shumë gjëra, të derdh mbi ty fjalë të gdhendura sikurse dhimbja e vulosur skutave të shpirtit tim. Nostalgjia, kjo pjellë që mbjell vetëm dhimbje, vitet po mi pi si shushunjëzë por… e dua këtë dhimbje të ëmbël që shpirt m’a përshkon duke realizuar aktin e ndjeshmërisë sa më pranë teje e thyer hekurat e kësaj distancë të përjetshme ndonëse për pak çaste... Po, po, e dua pavarsisht çmimit që do më kushtojë kjo lajthitje e pafre.

Ja, tanimë i ndjejë të më gurgullojnë plagët si burim i ujit mbi trupin tim. Me dhëmbë e ha veten vetja në këtë natë ku jeta më vë përballë pyetjesh që s’u gjej përgjigje e kujtimet gulçojnë si një vullkan në shpërthim e sipër. Nuk ka goditje që s’do përballoja për të të ruajtur të gjallë kujtimin për ty. Të pres, ti vetëm përgjigju thirjes në këtë takim nostalgjie e lërmë të derdhem për pak çaste mbi aromë të trupit tënd, ti lërmë të pi nga verë e shpirtit tënd dhe të dehem nga buzqeshja më e ëmbël që dhe në shtrat të së përbotshmes ka fuqinë të riëprtërijë vitet e këtij shpirt tim mjerak… Sonte kam besim që s’do e refuzosh ftesën si i ftuari im i nderit në pallat të zemrës time. Sonte kam besim, ti jo s’mund të më zhgënjesh edhe një herë. Jo, jo, ti më ikjen nën tokë më vrave njëher, s’mund, nuk mundesh të kesh guxim të më vrasësh për së dyti herë!

M. T. ’15.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Nuk mundesh!
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: