Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliLatest imagesRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» Mourning - Poem by Shoshana Vegh / Translated into English by Gaby Morris London
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptyMon Aug 15, 2022 4:19 am nga Agron Shele

» Angels Bless Us In Sleep / Poem by Linda B. Scanlan
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptySun Aug 14, 2022 9:58 am nga Agron Shele

» From a mother to her special son / Poem by Ernesto Kahan
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptySun Aug 14, 2022 9:32 am nga Agron Shele

»  Natalie Arbiv Vaknin (Israel)
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptySun Aug 14, 2022 9:27 am nga Agron Shele

» Poezi nga Grigor Jovani
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptySun Aug 14, 2022 1:34 am nga Agron Shele

» KALAJA E NDËRTUAR NGA FJALA (Përsiatje mbi librin “Vepra me rëndësi të shumëfishtë” të Ajete Zogaj) / Nga: Timo Mërkuri
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptySun Aug 14, 2022 1:17 am nga Agron Shele

» Kalendari poetik: Sibilla Aleramo (1876-1960) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptySat Aug 13, 2022 10:50 pm nga Agron Shele

» Lost Peace… / Article by Nahide Soltani
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptySat Aug 13, 2022 11:04 am nga Agron Shele

» UNDEFINED / Poem by Jagdish Prakash
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptySat Aug 13, 2022 11:00 am nga Agron Shele

April 2024
MonTueWedThuFriSatSun
1234567
891011121314
15161718192021
22232425262728
2930     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 54 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Franca

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 924 artikuj v 818 temat
Sondazh

 

 Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi)

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Agron Shele
Admin
Agron Shele


Male

Libra Join date : 09/01/2012
Age : 51
Location : Albania

Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) Empty
MesazhTitulli: Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi)   Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) EmptyTue Jan 10, 2012 7:02 am

Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi)

nga Josif Papagjoni

Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi) Miradi10

Miradije Ramiqi është, më së pari, një piktore. Piktore e ngjyrës. E poezisë. Ka patur fatin të dalë nga duart e piktorit të shquar kosovar Muslim Mulliqit, nga koreografitë dhe antinomitë e tij ngjyrore, nga ai konflikt gati tragjik i kolorit dhe imazhit transhedental që së toku përplasen dhe krijojnë një realitet herë ëndërror e delikat, herë përthyer nëpër ravijëzime metaforash të rokshme, e herë në njëmendësime figurash e shëmbëllimesh që pranëvendosen si nëpër ikona bizantine, duke qenë sa të përveçuara aq edhe të integruara më idenë gjithëpërfshirëse të saj. Teksa lexoj CV-në e piktores habitem nga energjia e saj krijuese si grua-artiste me mbi 1000 vepra artistike, filluar me ekspozitën e parë në vitin 1977 dhe e pasuar nga pjesëmarrja në 63 ekspozita kolektive në Kosovë e vende të ndryshme të Europës si dhe me mbi 20 ekspozita vetjake. Kushdo piktor me këto shifra s’ka pse mos të krenohej; do të derdhte për vete një “gjerdan ari” apo, thënë me pakëz humor, jo si Pushkini me monumentin për veten, por si Buxheli ynë do ta mbushte “gjoksin me dekorata”...
Unë kam patur rastin t’i shohë shumë nga pikturat e Miradijes në Kosovë. Ajo është profesore e Arteve të Bukura në Fakultetin e Arteve në Prishtinë, me gradën shkencore të magisterit, me specializime në Francë etj. Thashë kryeherit se ajo është, më së pari, piktore. Por Miradia është edhe një poeteshë e ndjeshme, bukur mirë e njohur nga lexuesi ynë, me disa libra dhe çmime të fituara. Ndaj dhe poezia me pikturën janë bërë bashkë në personalitetin e saj, ashtu si vëllezërit dioskurë, a si dy qetë në arë, që tërheqin durueshëm plugun e rëndë dhe hapin ugarët e mendimit estetik, a si ai Hyu i qëmoçëm, romak Janus me dy shëmbëllimet përplotësuese. Bukur kur njeriu ka disa talente! Për poezinë e saj kam shkruar dikur ca rradhë, për pikturën u bë nxitje ekspozita e fundit vetjake “Bolero”.

Mistikja dhe ëndërrorja
“Bolero” është një titull grishës. Është një tip vallëzimi. Them se piktura e Miradies është pikërisht si një “vallëzim ngjyrash”. Me dashje apo pa dashje, them se titulli i ekspozitës e identifikon jo vetëm atë se çka mëtuar të shpreh artistja (vetëdija dhe pavetëdija e saj njëherazi), por edhe atë se si e ka shprehur. Spektri i ngjyrave është i gjerë, dhe kjo është e para gjë që ta rrëmben syrin. Megjithatë e kuqja, bluja, kafja dhe e verdha sikur grahin përkah shpështjellimeve të ndodhura brenda instinktit të saj. “Pikturat sa janë impresive, - vë në dukje prof. dr. Nebi Islami, - aq janë edhe tmerruese për nga ambivalenca e ngjyrës all të kuqe të eksterierizuar, duke paralajmëruar rrezik për shkak të instinktit të pakontrollueshëm të fuqisë së saj si dhe njeriut të përfshirë në të, me të cilin lidhen pasionet ekstremisht të irracionalizuara, dashuria fatale ndaj diçkaje, urrejtja, rruga e përplasjeve dhe fataliteti”.
Substrati i motiveve që bulojnë nga magma krijuese e Ramiqit është thuajse opak, një lëndë e ngjeshur, që vjen e shkërmoqet dalëngadalë, bëhet pah, pjalm, ajër, ngjyrë, ndjesi porsa ai shndërrohet në pikturë, për të mbërritur, më në fund, aty ku lënda dhe konturet tridimensionale zhduken dhe nis saora transhedentalja, infiniti, mistikja, loja e agnostikes dhe labirinthi… E para gjë që të godet nga pikturat e Miradies është prania e realiteteve ëndërrore, e diçkaje tej konkretes, tej të rëndomtës, e diçkaje mirëfilli poetike por e bashkëshoqëruar me përmasën mistike, me surrealen, të përtejmen. Kjo bëhet thuajse tunduese posaçërisht në ciklet “Shpirtëzime fluide”, “Peizazhe imagjinative”, por edhe tek ciklet “Përshpirtërime poetike” dhe “Shpërthim”. Titujt e cikleve sigurisht janë shënjëzime të piktores, paçka se të përgjithshme e me një mbivendosje libreske. Por ç’rëndësi kanë emërtimet?! Them se të katër këto cikle i lidh së bashku ëndërrimi, dhe përtej tyre një situatë mistike, që herë krijon diku relieve të mugëta figurash e herë humbullon nëpër amalgama e kacafytje ngjyrore; herë tjetër sikur shkrihet e bëhet bulb a membranë hapësirash humane ekzistencialiste të pranëvendosura, një kolizion dimensionesh sociale e përthyerjesh shpirtërore të shumëfarta. Tek një akril në pëlhurë (130x100 cm, 2000), falë një pamjeje krejt poetike, ku ngjyra jo vetëm “shihet” por edhe “nuhatet” si tek vargjet e Rembosë, artistja krijon një peizazh të rrumbullt qiell e tokë, me do ujra qelqore që rrjedhin e ngrijnë si stalaktidet; më tutje lëndinat e shtrira e të copëzuara nga e verdha, e gjelbërta, e kuqja dhe e kafta. Tejet lirike. Po ashtu poetike. Sikur je në një ëndërr të bukur dashurie. Një tjetër akril në pëlhurë bri saj (15x10 cm, 2005) piktorja thuajse ndryshon krejt për nga teknika, ngjyra dhe tensioni. Tashmë gjësendet e parafytyruara në trajtë hapësirash që ngjeshen dhe ngulfaten kah njëra-tjetra e anashkalojnë këndelljen, “paqen”, lirizmin, butësinë, ëmbëlsinë. Ato bëhen nervoze. Ngjyrat përplasen. Krijohet një konflikt, jo vetëm ngjyror. Madje ngjyrat ndërfuten e ndërkallen. Kjo bëhet edhe më shprehëse kur dy dimensione të kafta, dy brigjet, sikur përballen në një rrafsh të shqetësuar blu: det a qiell, s’ka rëndësi. Tabloja ka tension. Një tension gati i hapur, jo i fshehur pas agnostikës. Një seri punësh të tilla, që motërzojnë për nga stili dhe konceptimi, sjellin në shqisën estetike të vizitorit ndjesinë e magjikes. Ndaj me të drejtë shkrimtari i njohur kosovar Beqir Musliu vinte në dukje se kredua figurative dhe poetike e Miradije Ramiqit përshfaqet “nëpërmjet ngjyrave dhe asaj bote të fshehtësive, që mund të jetë një rizbulim arti, një qasje kreative ndaj asaj që jeton dhe asaj që e krijon, një barazpeshë ndërmjet reales dhe magjisë”.
Fantazmagorikja
Nuk lodhem së sodituri “peizazhin imagjinativ” 54x35 cm, e vitit 2004, ku ngjyrat vërtet bëhen mbreti i lojës së imazhit. Një imazh sugjestiv, fantazmagorik, aspak i frikshëm, as dramatik apo tragjik, por onirik. Vetëm piktura mund t’i krijojë kësisoj realitetesh. Ja toka e lodhur ku dergjen trungje të plakur, ku gjelbërojnë bimë të njoma e të brishta, sikurse të reshkura e pa lëng. Dhe mbi këtë tokë një qiell sa i trazuar, aq edhe i bukur, i cili duket se bart diku thellë një tjetër planet, ndoshta atë që ne e ëndërrojmë: parajsën. Por kjo brishtësi bëhet copë e çikë në të tjera tablo, ku toka dhe uji sikur pjellin zjarre e gjëmba, krepa gurësh e maja malesh, drurë të rreshkur si shigjeta e shpata, një shkretim të frikshëm; diku më tej hapësirat qarkohen nga zjarret, energjia. Ja dhe një peizazh tjetër i zhyturt krejt në një lumnajë e denduri çukërmimesh të forta të penelit, ku spatula dhe brusha, ngopur me bojë, grahin drejt një hapësire të tejmbushur me vrullime ngjyrash, dimensionesh, përmasash që “sulmojnë” njëra-tjetrën. Gati një kaos, një ngulfatje, veç fare mirë ndjehet aty qëndrueshmëria e gurit (e malit). Por edhe e drurit. Një betejë e vërtetë… E afërt si situatë, po ky shpështjellim i lëndës opake dhe i ajrit haset edhe në peisazhin tjetër imagjinativ (51x35, 2003), ku ajo çka jeton ende mbi tokë, bimë e pemë të lodhura nga shqota e porsaikur, sikur sulmohet nga një qiell jo aq i zemëruar, nervoz e hidhnak sesa kalamendës, plot trill, mes fluksit të dritës blu-bardhë-verdhë. Paçka se trungjet e pemëve janë të ngulura, stoike, ti e ndjen gjallërinë, energjinë, dinamikën, lëvizjen, fluksin, pështjellimin, vrullin. Këto përcaktime që sapo bëra këtu më sipër s’janë veçse përjetimet e piktores, të sublimuara në ngjyra, forma, përmasa gjësendesh, ndjeshmëri poetike, ide estetike: në realitet piktorik. Të njëjtat realitete piktorike, të filtruara tashmë nga përndritja ngjyrore, kontrastet e forta, tensioni dhe përplasja, krijojnë në syrin tim, teksa sodit peizazhet dhe tablotë e shumta, arketipin e të menduarit figurativ të Miradie Ramiqit. Ky arketip vjen thuajse gjithmonë në trajtën e një fluksi, përhedhjeje, hovi, gati si zjarret vullkanike që shpërthejnë e digjen nëpër hapësira plot trysni, përplasje, ndërkallje. Se ç’kanë diçka nga kozmosi të gjitha ato. Nga kozmosi në zjarr. Nga kozmosi në lodrim e krijim qiejsh të rinj e yllësish të reja. Diçka nga zjarri i shpirtit njerëzor, që digjet e digjet pafundësisht. Është ky zjarri i brendshëm i artistes, në dukje aq e qetë, fisnike, e heshtur, pa shumë fjalë, shpesh e vetmuar, e bezdisur nga rëndomtësitë e jetës, me një buzëqeshje të lehtë. Fantazmagoria nuk krijohet vetëm nga befasitë e formave çudake të gjësendeve, nga loja e ngjyrave, nga “çartja” e imazhit dhe ndërfutjet e hapësirave kozmogonike. Ajo vjen edhe nga fantazia pjellore ku realiteti piktorik nuk shpërfaqet si ëndërrim, ca më pak si subjekt, por si vendosje hapësirash antropologjike, sa diverse aq edhe të bashkalidhura, sa pranë të njohurës aq edhe të panjohurës, sa përtej aq edhe këndej (p.sh. “Shpirtëzim fluid”, vaj në pëlhurë, 126x100 cm, 2002; ose 70x100 cm, 2002; ose 50x35 cm, 2002; ose akril në karton, 46x25 cm, 2002 etj.). Fantazmagorikja e tejkalon vetveten, bën një rikthim drejt identifikimit të saj, tashmë e pllenuar nga një ide poetike, e kapshme lehtësisht. Ajo na paraqitet edhe më e thjeshtë, së paku në trajtën e një asociacioni piktorik, siç ndjehet kjo tek peisazhi poetik/akril në letër 55x35 cm, 2002. Vini re! Poshtë, një truall në zjarr që hepohet drejt qiellit, ndërsa lart vrushkuj të bardhë qiellorë bien drejt tij si dëbora, bryma apo akulli; për t’ja fashitur zjarrin gjithësesi. Pra, e ngrohta dhe e ftohta, shpërthimi dhe qetësimi, e kuqja e gjakut dhe e bardha e qumështit, energjia (instinktivja, grishja demoniake e pavetëdijes, deliri, kaosi) dhe kthjellja, prehja, ngarendja drejt ekuilibrit, ftohjes, arsyes, racionales. Bigëzime kësilloji, në lojën e dikotomive logjike, unë mund të sillja plot e plot të tjera. Sepse kur piktura të fton për bashkëshoqërime ideore, ajo bart në fetusin e saj pjellorinë e mendimit estetik, ushqen farën e zgjidhjeve befasuese, pllenuar nga energjia krijuese e artistes. Me të drejtë studiuesi Hivzi Muharremi konstaton se “Ngjyra e kuqe dhe ajo blu simbolizojnë pasionet më lemeritëse të tërë figurave të trajtësuara në peizazhet e shqetësuara, figura këto që do të pësojnë metamorfoza në tërë atë rrëmujë kalvariane”. Por, sakaq, unë do të theksoja tutje këtij konstatimi se këto ngjyra s’janë vetëm lemeritëse, por edhe shprehësi të thukta poetike, të ngopura në liqeret lirike alla lazgushiane, ku ëndrra e bukur, e bardhë, e brishtë dhe e “kaltër” përkundet ndën flakët e pasionit, dhe vrullet e shpirtit të piktores, që nga flakët digjet, mbi flakë sërish kërkon të rrijë. Një shpirt që sepse kam qejf ta ngjasojë me zogun Feniks. Ashtu qoftë!

Me syrin tek rrënja e fisit

Kur artisti nis e piqet (jo vetëm në moshë e përvojë jetësore) ai hedh sytë nga fillesat, aty ku ka

nisur rruga e të parëve, ku janë rrënjët etnike, oxhaku, gjaku, miti. Nuk është rastësi që nga shpërthimet poetike dhe pasionale të motiveve, ngjyrave, ndjesive, përjashtimisht vetjake e në kohë të “kufizuar”, M. Ramiqi ka mundur të migrojë me synime të qarta në hapësira të moçme, atje ku ftillëzoheshin dikur legjendat e krijimit të etnosit dhe mbinte fara e kombit: tek parailirët dhe ilirët. Arkeologjia e saj krijuese interesohet të fshijë me brushë pluhurin e shekujve, për të sjellë si kujtesa evokuese vegimet e herëshme iliro-shqiptare. Një cikël i plotë krijimesh, të cilat ajo i quan “arketipe ilire”, rishpallen si emblema etnopsikologjike. Doemos gjarpëri (sipas mitit, Iliri, djali i Kadmit, prej nga rrjedhin ilirët, ishte gjarpër) mbetet një zanafillë etnike metaforike; nga ana tjetër, kjo figurë zomorfe në vetëdijen kombëtare shqiptare, sado e përpunuar dhe me atribuim sakral, ka qenë dhe mbetet një “ogur i mbarë” , një shenjë parabolike me fuqi mbrojtëse për familjen, vatrën, njerëzit, i quajtur ndryshe “gjarpëri i shtëpisë”. Përveç figurës së gjarpërit në pikturat që objektivizojnë relikte a paradigma etnopsikologjike shqiptare janë edhe zogjtë, më saktë shqiponjat, të cilat më vonë u bënë simboli i flamurit. Shpesh gjarpërinjtë dhe kokat e shqiponjave çiftëzohen: e kuqe dhe blu. Pra, arsyeja dhe instinkti, e ngrohta dhe e ftohta, + dhe -, mashkulli-femra. Kundërshti dhe harmoni, dy qënie në një, figurë sinkretike që mbart më shumë se një bashkëjetesë të thjeshtë gjendjesh shpirtërore. Mendimi racional në këtë cikël është ku e ku më zotërues; jo një herë “paragjykimi” apo “të menduarit e tepërt” e kanë frenuar bujtjen e vrullimeve psikike të piktores. Kjo lloj pikture, a ky stil, a kjo modë mua më ngjan disi jashtë natyrës së saj, më shumë si një kompilim, besoj i kapërcyer. Janë shpërthimet, patoset, pasionet rrëmbyese dhe deliret ngjyrore thuajse vetëvrasëse ato që na shfaqen si identitet menjëherë i kapshëm dhe në mënyrë krejt të shpenguar i piktores M. Ramiqi.

Filozofia e rrugëtimit

“Atje larg vizatohet një rrugë, një urë, një shtëpi, një ngjarje, një gjendje, një njeri. Atje, pra, ka njerëz që na flasin, që na pyesin” – shprehet për pikturat e Miradije Ramiqit piktori i njohur kosovar, akademiku Rexhep Ferri. Cikli “Rrugëtimi fatal” është, sipas meje, kupola e arritjeve të Ramiqit, ndoshta tempulli ku prehet ideja e saj estetike. Si ngjyrë, si situatë, si energji dhe si proporcione, ndoshta, ciklet “Shpirtëzim fluid”, “Peizazhe imagjinative dhe poetike”, “Përshpirtërime poetike”, “Shpërthim” etj. janë më të përpunuarat, cilësisht më të bukura, ku piktorja bëhet një qëndistare. Por arti s’është vetëm gjendje, as vetëm lojë ngjyrash, proporcionesh, madje as vetëm sqimë dhe formë. Apogjeu i tij është asiherë kur këto dhe energjia krijuese çiftëzohen me mendimin e lexueshëm, jo domosdoshmërisht social e politik. Pikërisht në ciklin në fjalë ideja sunduese nuk është sociale dhe politike. Përkundrazi, ajo i tejkalon të dy kahjet. Është një ide ekzistenciale: brenda shqiptarëve por edhe përtej tyre, sublimacion i fatit historik por edhe më tutje, një rrugëtim fatal i vetë qenies, i popujve, i njerëzimit (pse jo!). Ky ripërmasim i idesë qëndrore, në formë rrathësh, është thelbi i vetë perceptimit të artit në kohë dhe hapësirë. Dhe prandaj tri figura – herë femrash, herë burrash, herë të përziera – shndërrohen në figurën qëndrore të rrugëtimit. Një rrugëtim i mundimshëm, mes ankthesh, pasigurish, rrënojash, dështimesh, përshpirtjesh, fataliteti. Ec dhe ec pafund si në përrallë. Ec për të mbërritur diku: atje ku është thelbi yt, ku ti nis dhe mbaron, ku ti lind dhe vdes. Dhe më pas nga tre figura ato bëhen katër, pastaj gjashtë, në fund një vargan. Vargani i kosovarëve në vitin 1999, të dëbuar nga hordhitë serbe. Golgota shqiptare. Stërmundimi. Dhe kryqëzimi, për të përhiruar gjakun, për të rimarë shëlbimin, fundin e vdirjes dhe poshtërimit; fundin e një torture të pamerituar. Ngjan si një riardhje në “Atme”, në vatër, në prehërin e nënës: Kosovës së martirizuar. Ndonëse vizatohen përtej konceptit mimeitik, gati si njolla, syri ndjek në ankth këtë vargan njerëzish herë në terr e herë të mbytur në ngjyrë e dritë… Trupa njerëzish si në qëndizma etnografike, trupa të përthyer nga dhimbja, vuajtja dhe udhëtimi tmerrues, trupa të brishtë, si pa formë, mbushur me ajër, trupa femrash elegante si nuse të bukura, trupa të rrumbullt, të shkurtër, mish e kocka bashkë, pleq, fëmijë, burra e gra; trupa si një qenie tri pjesëshe; trupa në një trup, diç e njësuar, si një familje e madhe; trupa të fragmentuar në linjën vertikale-horizontale, trupa të ndaluar mes shqotës, nëna martire me fëmijtë e futur në gji. Dhe kështu më tutje. Oh, kjo rrugë e tmerrshme drejt Hadit! Kjo rrugë aq e mundimshme, me flakët e ferrit (e kuqja, që përfaqëson shkatërrimin, djegien, djallin dhe ferrin)! Kjo rrugë ku qielli zbraz mbi shpinat e njerëzve rrebeshet e mallkimit. Mallkimit të shekujve mbi shqiptarët e stërmunduar, të pushtuar nga “shkjau”, të dëbuar. Me sa duket, dhimbja e Miradije Ramiqit për eksodin biblik të kosovarëve në vitin 1999 drejt Maqedonisë (Lugina e Bllacës – Lugina e vdekjes), drejt Shqipërisë dhe Europës ka qenë vërtet shumë e madhe. Një dhimbje gruaje, femre, nëne, artisteje, intelektualeje, atdhetareje. Figurat janë trajtuar dyformëshe: herë me vizatime të qarta linjash, por në të shumtën si të mjegullta, si hije të zgjatura apo fantoma të krrusura. Edhe pejzazhet, si figurat e njerëzve, janë po ashtu të turbullta, plot mjegull, tym zjarresh, vegime apokaliptike. Toka ku shkelin është e shkretë, e djegur. Është kjo dhimbje e shpirtit të piktores prej nga u gatuan këto krijime të bukura, ky cikël tragjik, i ngarkuar me mendim, sa i qartë, i kthjellët dhe i vetmbyllur (hermetik), po aq protestues, zëmërak, mbushur mëri dhe denoncim. Ishte një kujtesë drithëruese ajo që i polli. Është një apel human ai që i mban. “Në veprën e saj – shprehet Dritëro Agolli, - ndjehet tragjizmi i kohës, po ashtu shkëndija e shpresës”. Agolli ka të drejtë. Shpresën tek pikturat e M. Ramiqit, edhe tek ato më të zymtat dhe tragjiket e ciklit “Rrugëtim fatal” unë e shoh tek bluja e përndarë në ajri, që herë rri sipër si qiell hyjnor dhe kumt mesianik për lumturi të pritshme dhe herë ndërfutet midis të kuqes, kafes, grisë për t’u thënë tokës, shkëmbinjëve, drurëve, shtigjeve: Ndaluni! Vuajtja e këtyre njerëzve duhet të pushojë. Ujrat e epifanisë dhe pagëzimit duhet t’i japin shqiptarëve të stërmunduar paqen, gëzimin dhe lumturinë e munguar. Me këto fjalë do desha ta mbyllja edhe unë këtë shkrim, por në një tjetër kontekst, tashmë alegorik: ujrat e epifanisë së artit, e pagëzimit të tij me filozofinë e jetës, e mbulofshin aspiratën krijuese të piktores sin ë një lumnajë për të sjellë e risjellë në telajo bula të shpirtit të popullit, bula të shpirtit të saj, bula të shpirtit universal…
Mbrapsht në krye Shko poshtë
http://agron-shele.webs.com
 
Ngjyra, poezia filozofia e një piktoreje (Miradije Ramiqi)
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» NGJYRA E VERDHË E JETËS / Poezia Fituese e Çmimit të tretë Letrar "Frang Bardhi" -2014
» Cikël poezish nga Vëllimi Poetik " Kurorë me ngjyra" i autorit Arqile Gjata
» Poezia bashkëkohore amerikane
» POEZIA SI KOHË DHE BASHKËKOHËSI
» Poezia " Pa titull " nga Eva Hila

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: