Galaktika Poetike ATUNIS
Galaktika Poetike ATUNIS

Galaktika Poetike ATUNIS
 
ForumPortaliRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
February 2017
MonTueWedThuFriSatSun
  12345
6789101112
13141516171819
20212223242526
2728     
CalendarCalendar
Statistikat
Forumi ka 50 anëtarë të regjistruar
Anëtari më i ri Natasha Limaj

Anëtarët e këtij forumi kanë postuar 737 artikuj v 634 temat
Sondazh

Share | 
 

 SHTIGJEVE TË HESHTJES

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
shaban cakolli



Male

Join date : 03/10/2012

MesazhTitulli: SHTIGJEVE TË HESHTJES   Wed Nov 07, 2012 10:19 am

ZËRI DHE MALLI I ATDHEUT I SHPREHUR PËRMES VARGJEVE


Shkruan:Shaban Cakolli


"SHTIGJEVE TË HESHTJES"

MIRADIJE ZYMBERI-AVDULLAHI
Boton
Klubi letrar"NOSITI"Dardanë
Redaktor:Nexhat Rexha
Recensent:Sinan Sadiku
Lektor:Musa Ahmetaj
Prishtinë 2012

Librat e miqëve tanë që po radhiten në vitrinat e bibliotekave tona,për ne janë gëzim i papërshkrueshëm dhe begati shpirtërore.Këto ditë falemnderuar mikes sonë dhe poetës Miradije Zymberi-Avdullahi,në vitrinën e librit tonë u begatuam me librin e ri të Miradije Zymberi-Avdullahi
"SHTIGJEVE TË HESHTJES",për të cilën e përgëzojmë dhe i jemi mirënjohës.

MiradijeZymberi-Avdullahi vjen para lexuesit me një përmbledhje të re vargjesh letrare, artistike dhe atdhetare. Malli ndaj atdheut është tema qëndrore e kësaj vepre ku defilon dashuria ndaj kombit dhe identiteti kombëtar. Miradije Zymberi -Avdullahi shkruan për mallin e atdheut dhe mungesën e tij nga fëmijëria kur familja e saj qe detyruar, të shpërngulet nga vendlindja Kapiti i Medvegjës
atë botë kur mbi popullin shqiptar të atjeshëm,u përplasën dallgë të egra shoviniste,me dhjetëra-mijëra ushtarak e polic të huaj të armatosur deri në dhëmbë,ku erdhen me tanke e avione.Kjo furtunë erdhi të shkatërroi çdo gjë shqiptare,para së gjithash shpirtërat dhe zemrat e zjarrta
patriotike e revolucionare të rinisë sonë shqiptare. Dashuria për këtë tokë të Luginës,e kanë nxitur Miradijen të mbajnë ndezur zjarrin e dashurisë për vendlindjen dhe njerëzit e saj.Nga fëmijëria Miradija mësoj rreth ogjaqeve të Kapitit se sa e rëndësishme është dashuria për atdheun,
si jetohet dhe vdiset për këtë dashuri,si mbrohet nderi dhe dinjiteti kombëtar,ajo kuptoj sa e madhe është fuqia e atdheut,dhe kështu në fëmijëri u frymëzua të lexoj e të mësoj shumë për heroizmin e popullit,dëshmorëve të kombit dhe ky frymëzim nuk i erdhi vetëm nga guximi i veprimtarëve të
Kapitit,por u frymëzua nga heroizmi i Teutës,Skënderbeut,Abdyl Frashërit,Ismail Qemalit,,Ibe Palikuqi,Avni RRustemi,Mic Sokoli,Idriz SDeferi etj....Aty poetja jonë e re Miradije Zymberi-Avdullahi mësoj sa e shejtë është dashuria për atdheun,si jetohet dhe vdiset me nderë,pastaj nga mosha rinore
nisi të i përkushtohej me vargje dashurisë së atdheut dhe kombit,e ndër të parat poezi që iu botuan atëhere të kësaj natyre ishin në revistën"Shëndeti".Ajo ka botuar një gjerdan poezishë nëpër revista,gazeta,faqe interneti,po edhe fletore me poezi që ka vargëruar nga fëmijëria.Ndryshe nga shumë krijues tanë,Miradija
na u është paraqitur më rrallë me krijimtarinë e saj,por për asnjë moment nuk iu është ndarë leximit,duke lexuar krijues të mëdhenj ajo jo që ka mësuar shumë gjëra,por është aftësuar bindshëm në fushën e poezisë dhe prozës,edhe pse pasionin më të madh e gjenë tek përkushtimi i poezisë.
Vargjet e Miradije Zymberit vijnë me një ndriçim të lartë poetik pavarësisht se në përbajtëjen e tyre dominojnë ngjyrërat e dhimbjeve,në shpirtin e saj buron fuqia poetike.Poezia për Miradije Zymberi-Avdullahi,e cila gjindet në mërgimështë qetësi e shpirtit dhe shërim i plagës.
Poetja me një ndjenjë dashamirësie, figura artistike të goditura, i thurr vargje çdo gjë që e rrethon, vëndlindjen e saj po edhe në mërgim ku jeton dhe krijon,duke mos harruar asnjëherë të kaluarën e dhimbshme historike.Shkrimet e Miradije Zymberi-Avdullahi sikur për një kohë patën
rënë në heshtje,diçka po e trazonte shpirtin e saj poetik,por fatbardhësisht e hetoi se me heshtjen e penës së saj fillonin të shuheshin ndjenjat,e që këtë poetja nuk mund të e duronte.Pavarësisht se"Shtigjeve të Heshtjes" është përmbledhja e parë poetike e Miradije ZYMBERIT,kjo nuk
do të thotë se poetja jonë nuk ka arritur nivele të mbara në rrafshin poetik.Në letërsi nuk luan asnjëherë rol sasia e botimit,por cilësia e vlerave,e në këto vlera Miradija është nyje që bashkon aspektin letrar,ka të shprehur të nuancave të sakta kuptimore,ka mesazhe e ide të qarta,trajton
tema historiko-letrare,shpreh emocione dhe i përkushtohet dashurisë kombëtare,vendlindjes ku urrit,kur u dëbua nga ajo,mallin e kujtesën që ruan për te etj...Fundja Miradija mund të ketë edhe shumë përmbledhje tjera poetike për botim,të cilat në të ardhmen dhimbshëm do të i shpërthej
para lexuesëve.E themi këtë bindshëm,nga se Miradija është një poete dhe veprimtare me vullnet të pathyeshëm,të cilën e hasim kudo në letrat tona,në faqet e internetit,pastaj në një Forum i cili mbanë emrin e vendlindjes së saj"MEDVEGJA",forum në të cilin Miradija ka bërë një punë të paepur.
Trajtimi i temave dhe mesazheve të Miradijes është i dhimbshëm.I dhimbshëm si hasim temat e shumë poetëve tanë,nga se asaj i bie të dëbohej dy herë nga viset shqiptare,njëherë e dëbuar nga Medvegja ku strehohet në FushëKosovë dhe së dyti në Kosovën e viteve 90-ta,kur pushtuesi i cili
angazhohej në zhdukjen fizike të shqiptarëve,po ua prishte çerdhën zogjëve të shqiponjave me breshëri automatikësh të gjarpërinjëve shovinist sërbomadh.Atëbotë kur rrugët e qyteteve dhe fshatrave tona po ujiteshin me gjakun e bijëve dhe bijave më të mirë të kombit tonë,katili sllav
nuk u kënaqte me kaq por na dëboi pamëshirshëm nga trojet tona,fat të cilin e ndoqi edhe poeten tonë Miradije Zymberin,e cila jeton e vepron në Itali,e zhuritur me mall atdheu.Këtë mall e përjetim,këtë dhimbje e pikëllim,kujtim e qëndresë,lexuesi i vëmendshëm mund të e gjejë të tërin në
përmbledhjen poetikeSHTIGJEVE TË HESHTJES " të Miradije Zymberi_Avdullahi.Fillimisht pak fjalë për poetën:




Miradije Zymberi- Avdullahi u lind më 31 tetor 1965 në fshatin Kapit të Komunës së Medvegjës.Qysh në moshën e saj fëmijërore familja e saj u shpërngul nga Medvegja për në Fushë Kosovë,ku Miradija kreu shkollën fillore,kurse të mesmen -gjimnazin e përgjithshëm e mbaroi në Prishtinë.
Me shkrime letrare filloi të mirrej nga klasa e gjashtı fillore,ku së pari botoi në revistën "Shëndeti",shkruan poezi dhe prozë.shkrimet e saja i ka botuar në gazetat dhe revistat shqiptare dhe faqe të internetit.Kryesisht mirret me poezi dhe përkohësisht jeton dhe krijon në Itali.Tërësia poetike
e kësaj përmbledhje"Shtigjeve të Heshtjes" shtron mallin,dashurinë,plagën e kurbetit,heroizmin e njerëzve të vendlindjes së saj,ku me një ndjenjë të pashuar proteston mes vargjeve për padrejtësitë mbi popullin e vet,shkruan dashuri e mall ,për tokën e të parëve,miqët e besës....Libri"Shtgjeve të Heshtjes
i Miradije Zymberi-Avdullahi në brendinë e vet ka nëntëdhjetë poezi, ku temat dhimbshëm trajtohen duke filluar nga Nënat Shqiptare,Shqiponjë Majëmaleve,Mall Mërgimtari,Atdheu na fton,Trimat dhe Flamuri,Gjuha,gjaku,Medvegja,Adem Jashari e shumë tema tjera kurbeti,malli për atdheun
ku bukur vargërisht shpreh emocionet ndaj mallit dhe dashurisë së atdheut me mesazhe të qarta e stil tërheqës,me varg të fuqishëm e përkujdesëje gjuhësore.Tek poezia"SHQIPONJË MAJË MALEVE",poetja i përkushtohet heroit të rënë në luftë për çlirimin e Kosovës,trimit të Kapitit,Florim Rushiti(Kingji)
ku poetja shprehet:

Në shekuj mbet kreshniku
Kapiti këtë trim e rriti
I pamposhtur në beteja
Hero Florim Rushiti...
Me një mall të ndezur mërgimi,të cilin e hasim te çdo poet i mërguar,edhe Miradija gjejmë mungesën e nënës te poezia me titull"MË MUNGON NËNË"

Kaluan kaq shumë vera
S´më pret oj Nënë te dera
Po më gërryan kjo mërzi
Që s´të gjejë kur kthehem n´shtëpi.

Më tej poetja jonë Miradije Zymberi lëngon edhe për humbëjen e poetëve të cilët vdekja na i mori para kohe,kohën kur aq shumë na u deshën,si poetit Ferit Ramadanit,i cili bëri shumë për letërsinë tonë,i cili na la shumë vepra,të cilin e kujtojmë me mall
shumë nga poetët tanë,ashtu edhe poetja Miradije.Një poezi tjetër"YLL NË PËRJETËSI" i kushtohet humbëjes së Diellza Berishës në një fatkeqësi komunikacioni,mbesës së poetit tonë të madh dhe të dashur Adem Berishës,i cili pësoi të njejtin fat si Djellza.
Sido që të jetë në librin"SHTIGJETVE TË HESHTJES",vjen një ligjërim lirik,një nivel i bukur artistik,mesazhi i shtegëtimit nga ruajtja e ekzistencës të Luginës,trojeve amnore në veçanti Kapitit ku ndjeu fëmijërinë prej nga u dëbua pa e rritur shtatin.
Edhe pse ne bëmë disa venerime rreth këtij libri të bukur,lexuesit mbesin gjëthnjë vlerësuesit dhe mbështetësit kryesor të krijuesëve,por që ky libër meriton të jetë në duart e çdo lexuesi të vemendshëm.Me të e lexuar tërësisht "SHTIGJEVE TË HESHTJES",kanëpër të
lindur dëshira shpirtërisht që lexuesit të tregojnë interesim të dukshëm,për të njohur edhe më shumë shpirtin e më tejmë poetik të poetës sonë Miradije Zymeri-Avdullahi,e cila që tani na lë të kuptojmë se nga tani e tutje nga kjo poete do të njohim shpërthime të fuqishme poetike
që do të na gëzojnë me ndriçime të mëdha në fushën e poezisë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
SHTIGJEVE TË HESHTJES
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Galaktika Poetike ATUNIS  :: Kumte dhe Ese-
Kërce tek: